Zjarr në fshatin Balldre të Lezhës, rrezikohen disa banesa

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot një sasi pyjesh në fshatin Balldre të Lezhës. Sipas informacioneve nga zjarri rrezikohen edhe disa banesa përreth.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat të ndihmuar edhe nga banorë të zonës po bëjnë të mundur sharjen e zjarrit.
Zjarri i përmasave të mëdha ndihmuar dhe nga temperaturat e larta dhe era ka përparuar me shpejtësi duke djegur krejtësishtë kodrat me shkurre të kësaj zone.
Ndërkohë një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Sinjë në rrethin e Beratit, ku sipërfaqe të tëra me shkurre janë shkrumbuar nga flakët, ndërkohë që dhe raste të tjera zjarri është regjistruar në kodrat me pisha në qytet si dhe disa fshatra në toka me ullishte.