E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden në stan 80 kg kanabis, ndalohen dy vëllezër

Vlorë

Policia e Vlorës, sekuestroi pasditen e të martës një sasi prej 80 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva, ndërkohë që ndaloi dy persona. Kreu i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Ylli Metko, ka deklaruar se lënda narkotike u zbulua në një stan në afërsi të fshatit Velçë, në Komunën Brataj, 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës. Sipas Metkos, gjatë këtij aksioni të uniformave blu, u siguruan provat dhe u realizua ndalimi i dy vëllezërve Gëzim dhe Muslli Qikaj, banorë të fshatit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë sasi lënde narkotike.

Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike që ka sekuestruar policia e Vlorës gjatë këtij viti. Paralelisht me këtë, po punohet për evidentimin e parcelave ku është kultivuar bimë narkotike kanabis në zona të ndryshme të këtij rrethi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›