E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret me litar nëna e tre fëmijëve

Vlorë

Depresioni e ka çuar një 30-vjeçare nga qyteti i Vlorës drejt vetëvarjes. E reja, nënë e tre fëmijëve, është gjetur e varur me litar në dushin e banjës së shtëpisë. Mësohet se viktima është 30-vjeçarja Aurela Jahaj, banuese në lagjen “24 maji” të qytetit bregdetar. E reja prej disa kohësh kurohej për probleme depresioni dhe ishte nën trajtim mjekësor. Por mendohet se neglizhenca në pirjen e ilaçeve ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes mendore të saj. Mësohet se bashkëshorti i saj, nuk kishte një punë stabël dhe punonte në vende të ndryshme për të siguruar të ardhurat ekonomike për familjen prej 5 anëtarësh, ndërkohë që 30-vjeçarja nuk ka qenë në marrëdhënie pune dhe përkujdesjen për rritjen e tre fëmijëve. Sipas të afërmve të 30-vjeçares ajo nuk kishte tentuar më parë për t’u vetëvrarë. Nuk ka pasur asnjëherë debate në familje, si dhe ishte një nënë e përkushtuar. Trupi i pajetë i 30-vjeçares është çuar në morgun e spitalit rajonal, nga ku u tërhoq nga familjarët.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›