E Diel, 1 Nëntor 2026

"Presidenti”, kryeministria: Publikimi në media, trillim

Këshilli i Ministrave ka sqaruar deklaratat e bëra një ditë më parë nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet dy të përditshme shqiptare i kanë lejuar vetes t`i atribuojnë Kryeministrit një deklaratë, sipas të cilës Kryeministri është shprehur se do t’i ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës.

Zëdhënësja e Kryeministrit sqaron se Kryeministri Berisha nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë.
Kjo deklaratë sipas saj është kryekëput trillim i këtyre mediave që thjesht shënon një rekord dizinformimi mediatik. Kryeministri ka qenë dhe është i palëkundur në qëndrimin e tij për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Në këtë kontekst, Presidenti i vendit do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›