Anëtarja e KQZ, Vera Shtjefni: “Kodi 5 i sigurisë s’ka munguar në asnjë kuti”
Anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vera Shtjefni, gjatë një interviste televizive shpjegoi se kodi i pestë i sigurisë nuk ka munguar në asnjë kuti, ashtu siç akuzon Partia Socialiste. Shtjefni tha se kodi i pestë i sigurisë ka munguar në procesverbale, pasi nuk ka qenë i nevojshëm ndërrimi i tij. “Sigurinë e kutive e garantojnë 4 kodet e tjera që në të gjitha rastet kanë korresponduar”, u shpreh Shtjefni.
Siguria e kutive të votimit: Masat janë të forta, 5 kodet kontrollohen nga palët në proces
Në një prononcim për mediat zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Partia Socialiste se kodet e sigurisë së kutive të votimit nuk rakordojnë me ato që po numëron Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Kodet e kutive janë të sakta. Është e pamundur të preket. Nuk ka pasur asnjë ankimim për mospërputhje kodesh, u shpreh Olli, ndërsa shtoi se, nëse do të kishte mospërputhje të kodeve atëherë subjektet politike do kishin bërë ankimim, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur. Kodi i 5-të i sigurisë, është një kod që vendoset në komisionin e qendrës së votimit në përfundim të votimit. Dhe është pikërisht kodi i cili mbyll vendin e hyrjes së fletëve të votimit. Sigurisht të ketë pasur problematika do të thotë që kjo QV të mos jetë marrë në shqyrtim nga ana e KZAZ respektive. Por pretendimi nuk ka të bëjë me momentin e përpunimit të këtyre kutive apo QV, por pas depozitimit të tyre në magazinat në Lundër. Dhe kjo është totalisht e pamundur të ndodhë, sepse kjo bazë e materialeve zgjedhore e cila është shoqëruar me procesverbalet respektive, vjen në KQZ nën shoqërimin e kryetarit çdo KZAZ, nënkryetarit e sekretarin që u përkasin të dy forcave politike”.
Duke iu referuar debateve mes përfaqësuesve të opozitës në KQZ në lidhje me kodin 5, Olli sqaroi se, “Kodi i 5-të i sigurisë, është një kod që vendoset në komisionin e qendrës së votimit në përfundim të votimit. Dhe është pikërisht kodi i cili mbyll vendin e hyrjes së fletëve të votimit. Sigurisht të ketë pasur problematika do të thotë që kjo QV të mos jetë marrë në shqyrtim nga ana e KZAZ respektive. Por pretendimi nuk ka të bëjë me momentin e përpunimit të këtyre kutive apo QV, por pas depozitimit të tyre në magazinat në Lundër. Dhe kjo është totalisht e pamundur të ndodhë, sepse kjo bazë e materialeve zgjedhore e cila është shoqëruar me procesverbalet respektivë, vjen në KQZ nën shoqërimin e kryetarit cdo KZAZ, nënkryetarit e sekretarin që u përkasin të dy forcave politike”, tha më tej, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli.
Përfaqësuesit ligjor të PS në KQZ pretendojnë se gjatë procesit të vlerësimit të votave të kontestuara, janë hapur kutitë me kode sigurie, që nuk përputhen me procesverbalet, pretendim ky që në bazë të argumenteve të KQZ-së bien poshtë si të pabaza.