Presidenti nga populli

Disa deputetë të djathtë ndërmorën dje një iniciativë për të mbledhur firmat e deputetëve nga i gjithë spektri politik, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli. Burimet thanë se deri në mbrëmje, numri i firmëtarëve po shkonte drejt 50-ës, ndërsa negociatat vazhduan gjatë mbrëmjes së djeshme edhe në spektrin e majtë. Në bazë të kësaj iniciative, presidenti do të zgjidhet nga populli i propozuar nga 1/5 e deputetëve ose nga një grup parlamentar. Kjo nismë pritet të finalizohet deri ditën e hënë, kur do të paraqitet edhe në Kuvend. Në bazë të informatave jozyrtare, numri i deputetëve firmëtarë është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë mbrëmjes së djeshme, duke tentuar drejt 94 firmave që nevojiten. Ndërkohë, në pamje të parë kjo iniciativë e deputetëve demokratë duket sikur bie në kundërshtim me kryesinë e Partisë Demokratike, e cila zhvilloi një takim në mesditën e djeshme. Pas debateve të shumta në grup, kryeministri Berisha doli në media dhe deklaroi se nuk ishte koha e përshtatshme që presidenti të zgjidhet nga populli. “Në rast se bëhen 94 vota, në mënyre absolute do të jem i pari që do të votoj nga populli, por nenin e krizës së 84 votave, të cilin nuk e kanë shumica e vendeve të botës, e kemi ne dhe vetëm një vend tjetër”, tha Berisha, duke u munduar të argumentojë pamundësinë e këtij ndryshimi, por edhe duke nxitur si reaksion veprimin e deputetëve demokratë për të arritur firmat e nevojshme.
Grupi parlamentar PD
Gazmend Oketa
Besnik Mustafaj
Preç Zogaj
Edi Paloka
Bujar Leskaj
Pal Dajçi
Engjëll Cara
Dashnor Sula
Ndriçim Babasi
Sami Gjergji
Sali Shehu
Edmond Spaho
Mevlan Xhindoli
Rexhep Uka
Eris Hoxha
Osman Metalla
Mehmet Xheka
Aleksandër Biberaj
Të pavarur
Spiro Peçi
Spartak Ngjela
Lëvizja Demokristiane
Nikollë Lesi
Partia Republikane
Fatmir Mediu
Arian Madhi
Artur Hasanbelliu
Besnik Bisha
Genc Sharku
Hajrulla Paturri
Alfred Gega
Partia Demokristiane
Nard Ndoka
Ndue Shpani
Frrok Gjini
Ymer Tola
Lëvizja Socialiste për Integrim
Edhe pse ka shprehur qëndrimin e tij dhe të partisë për zgjedhjen e presidentit nga populli, Ndre Legisi thotë se partia e tij nuk bëhet pjesë e iniciativave të partive të mëdha.
Partia Aleanca Demokratike
Neritan Ceka thotë se nuk do t’i bashkojë firmat me deputetët e djathtë, pasi sipas tij, nuk është koha për diskutime të tilla. Sipas tij, duhet hequr dorë nga diletantizmit.