E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti palestinez, Berishës: Mirënjohje për mbështetjen



Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, i shprehu dje mirënjohjen Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë që ai drejton për qëndrimin dhe mbështetjen e plotë në favor të popullit palestinez dhe luftës së tij legjitime për vetëvendosje dhe ndërtimin e shtetit të tij sovran. Në një mesazh dërguar Kryeministrit Berisha për rizgjedhjen e tij në këtë post, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, konfirmoi aspiratën e Palestinës për të vazhduar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në shërbim të dy popujve. "Ju urojmë për formimin e qeverisë së re dhe marrjen e votëbesimit nga Parlamenti shqiptar. Ju falënderojmë ju për qëndrimet tuaja dhe mbështetjen e plotë në favor të popullit tonë dhe luftës së tij legjitime për vetëvendosje dhe ndërtimin e shtetit të tij sovran me Kudsin e nderuar (Jerusalem) si kryeqytet të tij", - thuhet në këtë mesazh urimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›