E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti pret ambasadorin amerikan

11/11/2009  Takimi Topi-Uidhers

Situata politike në vend, konsolidimi i institucioneve të pavarura, forcimit të shtetit të së drejtës, rreth gjendjes së medieve në Shqipëri në përgjithësi si dhe problemeve të shfaqura kohët e fundit me lirinë e shtypit dhe të fjalës ishin në qendër të bisedimeve mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi, dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Xhon Uidhers. Kreu i shtetit i shprehu ambasadorit Uidhers mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të SHBA-ve për Shqipërinë dhe bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike dhe aleate do të zhvillohen edhe më tej. Nga ana e tij ambasadori Uidhers, pasi ndau të njëjtat mendime me Presidentin Topi, theksoi edhe një herë interesin e qeverisë amerikane për situatën dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe të demokracisë në Shqipëri, duke e konsideruar vendin tonë aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi i përfaqësuesit diplomatik të SHBA-ve në vendin tonë me kreun e shtetit vjen pas dhunimit fizik të gazetarit Mero Baze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›