E Diel, 1 Nëntor 2026

“Presidenti, unitet i popullit - të zgjidhet sipas Kushtetutës”

07-06-2012 / Gazeta 55

Flet kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi

Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi u shpreh dje se vizita e drejtorit për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino do shërbejë për konkretizimin e mesazhit të Brukselit se, është i gatshëm për të asistuar Shqipërinë, në angazhimin e saj dhe në përpjekjet për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit. Duke iu referuar zgjedhjes së presidentit, Sequi përsëriti se kreu i shtetit duhet të jetë një figurë uniteti si dhe të kalojë përmes mekanizmave kushtetues

Sa e rëndësishme është zgjedhja e presidentit për statusin kandidat te Shqipërisë?
Është e qartë se zgjedhja presidentit është një moment i një konsolidimi potencial për dialogun politik, i cili është një prej kërkesave për integrim që në vetvete është një aspekt i rëndësishëm për integrimin evropian. Kjo është pikërisht arsyeja pse po e ndjekim me kaq vëmendje këtë proces. Kjo është arsyeja pse komisioneri Fyle, ka përsëritur që zgjedhja e presidentit, të bëhet në respekt të plotë dhe në frymën e Kushtetutës, duke pasur parasysh që Presidenti i Republikës, sipas Kushtetutës, është një përfaqësues i unitetit të popullit. Kjo është pikërisht arsyeja. Duke iu kthyer pyetjes suaj, pse një proces pa probleme për zgjedhjen e presidentit është qartësisht një tregues i rëndësishëm në vetvete për rëndësinë që vendi të ketë progres në dialogun politik, që është gjithashtu një instrument për afrimin drejt Bashkimit Evropian.

Nesër (sot) Sanino vjen në Tiranë. Cili do të jetë mesazhi i tij për klasën politike shqiptare?
Sanino vjen nesër (sot) ashtu siç ai bën zakonisht, sepse ai vjen në mënyrë frekuente. Në mënyrë që të japë mesazhin se Bashkimi Europian, është i gatshëm për të asistuar Shqipërinë, në angazhimin e saj, në përpjekjet e saj për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Sanino vjen gjithashtu për të treguar se ju ndjekim me vëmendje dhe jemi të gatshëm për t’iu ndihmuar për zbatimin e plotë të angazhimeve të nëntorit, në të cilën u ra dakord për një sërë reformash nga shumica dhe opozita. Në mënyrë që të tregojmë se ne jemi të gatshëm për të ndihmuar, në kilometrat e fundit që nevojiten për të përmbushur marrëveshjen e nëntorit. Dhe unë besoj se edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të jetë pjesë e diskutimeve me liderët politikë dhe anëtarët e qeverisë me të cilët Sanino do të takohet nesër (sot). Unë besoj se ai do të zbulojë atë që kam zbuluar unë, angazhimin e sinqertë, dhe vullnetin e mirë për të bërë maksimumin nga ana e forcave politike shqiptare, për të ecur përpara në rrugën drejt Evropës. P.sh takimi mes kryeministrit Berisha dhe liderit të opozitës ishte një hap shumë pozitiv, dhe mendoj se ky vullnet i mirë duhet inkurajuar dhe vlerësuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›