E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 dhe burgu i Timoshenkos

07-06-2012 / Nga Timothy Garton Ash

A do tё konsiderohej normale pjesëmarrja e liderëve Evropianë  në ndeshjet e futbollit në Ukrainë, si pjesë e kampionatit Euro 2012 që nis javën e ardhshme? Apo duhet të bojkotojnë ato në shenjë  proteste për burgosjen e  lideres së opozitës Julia Timoshenko, kundër korrupsionit mafioz qё po helmon vendin dhe racizmit të dhunshëm midis tifozëve të saj të futbollit? Apo duhet të shkojnë, por duke këmbëngulur  qё tё takojnë Timoshenko –n ? Gjithçka dukej  shumё ndryshe pesë vjet më parë, kur kampionati iu dha Polonisë dhe Ukrainës, kur Ukraina identifikohej  ende me "revolucionin portokalli". Shpresa ishte se Euro 2012 do të inkurajojë atë për të ndjekur rrugën e Polonisë,  pra "kthimit të suksesshëm në Evropë". Në vend të saj, Ukraina ka udhëtuar vazhdimisht në drejtim të gabuar. Timoshenko nuk është ndonjë engjëll, por “shfaqja e gjykimit” tё saj dhe burgosja në Kharkiv, nё një nga qytetet mikpritëse tё Euro 2012, ka qenë shembull i një barbarizmi të pastër politik.
Analisti politik nga Ukraina , Mykola Riabchuk thotë se presidenti Viktor Yanukovych po ndjek një "hakmarrje tё stilit mafioz". Dikush mund të thotë “stili hakmarrjes Donbass” stili politik qё ka mësuar ai në atë rajon të vështirë industrialo- lindor tё  Ukrainës ku edhe është rritur. Të dëgjosh Yanukovych, justifikimin e burgosjes sё Timoshenkos  sipas një gjyqësori të pavarur dhe nё baze tё ligjit, siç kam bërë unë në një takim më herët këtë vit, ishte si tё dëgjoje një sovjetik homo, i cili nuk dinte as tё gënjente. Në, bisedat e mëparshme private, ai  i kishte siguruar udhëheqësit polakë dhe  ato evropianё se do të ndryshonte ligjin ose do ti gjente  një zgjidhje çështjes  Tymoshenko, por siç e dinte ai edhe ne sё bashku me tё, i gjithë ky premtim i madh ishte një  gënjeshtër me bisht. Apo ai po na gënjente siç do bënte dhe një oligark? Kjo është një pikë e dyshimtë nё dështimin e Yanukovych, për të përmbushur premtimet e tij private, gjë e cila reflekton frikën dhe si rezultat vullnetin për tё eliminuar një rival politik dhe aq më tepër armiqësinë e  paepur drejt Timoshenkos dhe oligarkut Dimitri Firtash, i cili thuhet se është njё nga mbështetësit financiare (kryesore) tё presidentit. Ishte Firtash, pra marrëveshja RosUkrEnergo,(me falni për fjalorin), ai qe ia drodhi Vladimir Putinit dhe çoi nё djall marrëveshjen për gaz, për të cilën Tymoshenko u fut brenda. Sigurisht ai do të argumentojnë se ishte thjesht duke vepruar si një biznesmen dhe në interesin më të mirë të Ukrainës. Mё e rëndësishme se e kaluara e tij e pahijshme dhe hakmarrja, mё e pahijshme është e tashmja mizore. Një zyrtar i BE komenton privatisht se ky është nё të vërtetë një vend në tranzicion: nga një ekonomi oligarkike në një ekonomi mafioze. Sipas një liste të Forbes, djali i madh i Yanukoviçit, Aleksandr, nga thëniet e një dentisti vlen rreth 99 milion $. Madje edhe sipas standardeve amerikane, ai duhet tё ketë qenё tek dentisti më i shtrenjtë në botë. Por sigurisht, ai është edhe një biznesmen i mirё dhe e gjithë kjo mund të jetë produkt i mundit të tij tё ndershëm dhe zgjuarsisë sё pakrahasueshme. Korrupsioni i dyshuar - i supozuar! Oh sa mirё, i ka shpërblyer avokatët londineze tё Firtash Yanukovych, aktivitet qё shtrihet deri tek çmimet shtrëngues tё hoteleve në disa qytete mikpritëse tё EURO 2012 qё nxitёn Presidentin e Uefa, Mishel Platini tё fliste për "banditët dhe hajdutёt".
Dhe, sipas një raporti tё kohëve të fundit tё BBC, demonstruar gjallërisht, çdo tifoz futbolli me një lëkurë të errët “duhet të rrijë drejt” para huliganëve të futbollit ukrainas. "Qëndroni në shtëpi dhe shikojeni ndeshjen mё mirё nga televizioni", bërtiti, ish-kapiteni i Anglisë, Sol Campbell, pasi kishte parё pamjet tronditëse të programit të dhunës raciste në stadiumin e FC Metalist nё Kharkiv. Tani, mund të mendoni se liderët post-Solidariteti te Polonisë, duke kujtuar vitin1980 dhe përvojën e tyre personale, pra mënjanimin e tyre  nga evropianet perëndimorë dhe veçanërisht vizitat e politikanëve gjermanë tek shtypësit e tyre, do të jenё tё paret për të mbështetur këtë situatё, pra anulimin e vajtjes nё Ukrainë. Sa shanse ka qё ky tё jetё një gabim fatal? Në vend të kësaj, Kryeministri polak Donald Tusk u kthye nga samiti joformal i BE-së javës së kaluar, duke thënë se ai i kishte bindur "pothuajse të gjithë" shokët e tij, liderët evropianë për të marrë pjesë nё ndeshjet në Poloni dhe Ukrainë. "Gati tё gjithë" duket si një shtirje. Ndërsa shumica e liderëve tё BE-së mbajnë rezerva nё lidhje me pozitën e tyre; kryetarët e komisionit Evropian dhe Këshillit kanë thënë se nuk do të shkojnë. Edhe presidenti i Francës, François Hollande, edhe presidenti gjerman Joachim Gauck kanë dhënë indikacione të forta qё s’do tё marrin pjesë nё këtë eveniment sportiv. Duket sikur gjermanët po sillen si polakë dhe polakët si gjermanët. Vazhdoni tё angazhoheni në mënyrë konstruktive, diplomacia e qetë është më mirë se ajo e toneve tё larta, përndryshe vendi do të shtyhet përsëri në krahët e Moskës. Të gjitha këto argumente i kemi dëgjuar nga politikanët gjermanë në vitin 1980, kur i kthyen shpinën qytetarёve polakë. Polakët posedojnë argumente më të mira sot. Pozicionimi i tyre është pak mё i privilegjuar por edhe delikat: por ata vështirë se mund të bojkotojnë një kampionat tё përbashkët. Kjo nuk do tё thotë se ata duhet të nxisin liderët e tjerë tё BE-së për tё mos vizituar Ukrainën. Argumenti polak bazohet nё idenë e marrjes sё masave te duhura, si simbolike, ashtu edhe praktike, që dallohen dukshëm  midis Yanukovych dhe Ukrainës. Disa ukrainas bien dakord. "Bojkotoni Yanukovych, jo ukrainasit!", shkruan historiani dhe komentatori i shquar Jaroslav Hrycak. Edhe vetë Timoshenko tha një deputet polak qё e vizitoi atё, tha se edhe ajo është kundër një bojkoti - por çfarë tjetër mund tё thoshte ajo për tё mos përkeqësuar gjendjen e saj dhe  pёr tё mos i dhënë shkas Yanukovych ta përshkruajë si njё tradhtare në sytë e publikut të Ukrainës. Vështirësia qëndron këtu: si mund ta bëni krahasimin midis një presidenti mizor dhe një vendi fisnik? Shkoni e shikoni ndeshjen, por  mos shtrëngoni  duart me Yanukovych ose tё uleni pranë tij ? Protokolli diplomatik vështirë se do ta lejojë atë dhe media televizive ukrainase (pro regjimit ) do të ketë të gjitha  mundësitë për tё paraqitur sa  mё mirё udhëheqësin e  dashur. Shko, por  jep një konferencë tё fuqishme për shtyp duke ju adresuar çështjes Timoshenko, të drejtave tё njeriut dhe korrupsionit në Ukrainë?  Mirё , por  si do ti vlerësoni ukrainasit bazuar nga pamja  në TV? Ose provoni aktin balancues, të propozuar nga Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich: Shkoni, por vetëm me kusht që tё mund të takoheni me Timoshenkon? Nuk ekziston  asnjë rregull universal për të përcaktuar nëse duket bojkotuar ose jo një  eveniment i  tillё sportiv apo kulturor, qoftë edhe  Euro 2012, Moska ose Olimpiada e Pekin-it, ose  festivali i kohëve të fundit  tё Eurovizionit, qё u mikprit   nё Azerbajxhan-in  edhe më shtypës edhe mё  të korruptuar. Për shkak të dilemës unike tё Polonisë, nuk mund të ketë asnjë pozicionim persa i përket BE-së .Pra, çdo  lider duhet tё vendosё vetё. David Kameron dhe Ëilliam Hague mund ti kenë  kursyer këto dilema morale bazuar nё ecurinë  e ekipit të Anglisë. Por në qoftë se ata arrijnë deri në një çerek-finale në Ukrainë dhe  Timoshenko është ende në burg, atëherë mendoj se nuk duhet tё shkojnë . Këta lidere  kanё gjёra mё tё rëndësishme për tё bёrё  nё shtëpi, sesa tё merren me pjesëmarrjen e tyre nё kampionatin evropian nё Ukrainë, pra shpëtimin e ekonomisë britanike . Çfarë rrezikojnë duke qëndruar larg? A thua se presidenti Yanukovych do të bojkotojë Lojërat Olimpike në Londër  nё shenje  hakmarrje? Sikur tё mundte.
Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›