Andis Harasani refuzon detyrën e re në PS

Nga profili në Facebook i Andis Harasanit
TIRANE- Kam plane të tjera Kjo është arsyeja pse deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka refuzuar detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së Partisë Socialiste.
Nëpërmjet rrejtit social Facebook, Harasanin ka njoftuar se Te dashur miq – per arsye te planeve te tjera, duke falenderuar per besimin nuk mund ta pranoj detyren e ofruar nga ana e Asamblese se PS. I uroj suksese te gjithe te votuarve.
Një ditë më parë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Harasani u caktua në grupin e punës për energjinë, ndërsa mbeti jashtë kryesisë së Partisë Socialiste, ku deri ditën e djeshme mbante postin e Sekretarit për Programin në PS.
Deputeti Andis Harasani është një prej zërave më kritikë ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.