E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ditë zie, homazhe në nderim të Leka Zogut I

Leka Zogu I

UPDATE- Kanë nisur homazhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku që prej orës 9:20 është vendosur arkivoli i mbështjellë me një flamur kombëtar, me trupin e pajetë të pretendentit për fronin Mbretëror, Leka Zogu I.

Përvec anëtarëve te kabinetit qeveritar dhe deputeteve te mazhorances dhe opozites, homazhe deri në këto momente kanë bërë edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Homazhe ka bërë edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Pamjet televizive tregojnë rradhë të njerëzve që presin për të nderuar Leka Zogun e Parë. Për t’i bërë nderimit e fundit Zogut të Parë kanë ardhur edhe shumë mbështetës të tij nga trojet e tjera shqiptare.

Pretendenti per fronin Mbretëror Lekaz Zogu i Parë do të përcillet për në banesën e fundit me një protokoll të posaçëm shtetëtor, ndërsa dita e sotme do të jetë ditë zie kombëtare. Flamujt e të gjitha institucioneve jane ulur ne gjysëmshtizë, ndersa rruget nga ku do te kaloje kortezhi mortor jane dekoruar per rastin.

Policia merr masat

Policia e Tiranës njoftoi sot marrjen e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore për pretendentin për Fronin Mbretëror, Leka Zogu i Pare.

Policia njofton se sot duke filluar nga ora 08.00 deri ne oren 13.00 do merren masat per bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit te mjeteve, ne segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga sheshi Sulejman Pasha deri te Bulevardi Zhan DArk,  e Ura e  rruges se Elbasanit.

Itinerari që kortezhi mortor për përcjelljen në banesën e fundit të pretendentit të Fronit Mbretëror, Leka Zogu i I do të niset nga godina e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbahen homazhet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, për të vazhduar më pas Bulevardi Zhan DArk, – Bulevardi Deshmoret e Kombit   Sheshi Skenderbej Rruga  e Kavajes Varrezat e Sharres.

Leka Zogu i Parë, u nda nga jeta më 30 nëntor pas vuajtjeve multisistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›