Presin më shumë garues

Sikurse viteve të kaluara, edhe kësaj radhe do të mbahet gjysmë-maratona ndërkombëtare ‘Prishtina 2010’, e cila do të zhvillohet më 9 maj, me moton ‘Për tolerancë dhe paqe’.
Organizatorë të kësaj gjysmë-maratone janë Federata e Atletikës e Kosovës (FAK), Departamenti i Sportit i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Drejtorati i Sportit i Komunës së Prishtinës.
Për dallim prej viteve të kaluara, sipas organizatorëve, kësaj radhe ky eveniment do të jetë më atraktiv, pasi që numri i garuesve pritet të jetë shumë më i madh se herëve të kaluara.
Gjithashtu organizatorët kanë bërë të ditur se kjo gjysmë-maratonë është e veçantë prej atyre të mëparshmëve, sepse do të zhvillohet pikërisht në Ditën e Evropës.
“Kjo është gjysmë-maratona e dhjetë me radhë dhe mendoj se do ta organizojmë në mënyrën më të mirë. Sikurse më par, edhe tani kjo garë ka moton: ‘Për tolerancë dhe paqe’. Në garat e mëparshme kanë marrë pjesë me qindra mijëra garues. Pasi edhe është gjysmë-maratonë jubilare, shpresojmë që edhe këtë vit numri i garuesve të jetë më i madh sesa viteve të kaluara”, ka thënë kryetari i FAK-së, Halil Sylejmani.
Ai tha se do të ndahen shpërblime për më të mirët, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave. Sipas tij, në konkurrencën e meshkujve shpërblimi kryesor do të jetë 1200 euro, derisa në atë të femrave vendi i parë do të fitojë 1000 euro.
Sipas organizatorëve, një shpërblim të veçantë do ta fitojë garuesi apo garuesja që thyen eventualisht rekord ndaj fituesve të viteve të mëparshme.
Garuesit do të nisen në orën 10:00 nga Teatri Kombëtar në Prishtinë, pastaj shtegu vazhdon në relacionin Fushë Kosovë - Kastriot dhe anasjelltas.