Presioni amerikan për Administrativen
Drejtori i misionit të USAID, Joseph Williams, tha hapur pak ditë më parë, se mungesa e Gjykatës Administrative nuk e avantazhon Shqipërinë në garën për akordimin e fondeve në kuadër të Sfidës së Mijëvjeçarit. “Në muajt në vijim, Shqipërisë do t’i duhet të tregojë se sa ka arritur për të ngritur këto infrastruktura të nevojshme dhe të demonstrojë a është e aftë për t’u kualifikuar për programin tjetër dhe të meritojë fondin e ndihmës nga qeveria amerikane. Por duket se Shqipëria ka pak shanse për të përfituar sërish nga programi për faktin se nuk ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme, atë të Gjykatës Administrative”, tha Williams. Qeveria amerikane ka akorduar rreth 30 milionë dollarë në vitet e fundit në kuadër të Sfidës së Mijëvjeçarit, duke synuar uljen e korrupsionit dhe menaxhim të mirë, përmes hartimit të politikave të duhura.
#