E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama kundër heqjes së vizave”



Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi reagoi dje ndaj akuzave të socialistëve për falsifikimin e kartave të identitetit duke e quajtur atë si një përpjekje për të penguar heqjen e vizave. Në një konferencë për shtyp, deputeti demokrat tha se "sot qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, janë më afër se kurrë ëndrrës së tyre evropiane, liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian falë një pune kolosale që u ndërmor nga qeveria përsa i takon dokumenteve të identitetit, sigurisë së kufijve, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe plotësimit të të gjithë kërkesave të tjera në udhërrëfyesin e BE-së". Por sipas tij "Përkundrejt këtyre përpjekjeje z. Rama ka ndërmarrë një aksion politik të paprecedentë kundër liberalizimit të vizave, kundër kësaj aspirate madhore të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Tra-shëgimtarët e Partisë së Punës dhe izolimit gjysmë shekullor kanë ndërmarrë një fushatë shpifjesh kundër sigurisë së dokumenteve të identitetit, me qellim bllokimin e liberalizimit të vizave".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›