E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS, gati të verifikojë një për një kutitë e votimit”



Deputeti i PS-së, Taulant Balla në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se "refuzimi i Sali Berishës për të hetuar atë çka ka ndodhur në 28 qershor përbën provën më të qartë se kryeministri nuk është i interesuar në zgjidhjen e krizës së thellë politike dhe institucionale në vend". "Ditën e enjte, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, paraqiti para shqiptarëve prova të reja të grabitjes elektorale, përmes përdorimit të kartave të identifikimit të falsifikuara në Tropojë, Dibër, Tiranë dhe Korçë. I bëjmë me dije Sali Berishës se ne jemi gati ti verifikojmë, një për një, në kutitë e votimit numrat e kartave të falsifikuara të publikuara nga zoti Ruçi, dhe deklarojmë me përgjegjësi të plotë se në kutitë e 28 qershorit gjenden 70 mijë numra identiteti të falsifikuar", deklaroi Balla. Ai theksoi se "nëse Sali Berisha është i sigurt se në kuti nuk fshihen numra identiteti të falsifikuar, ai duhet të pranojë hapjen e kutive. Nëse Sali Berisha është i sigurt se nuk ka asnjë lidhje me kartat e identitetit të falsifikuara të paraqituara nga zoti Ruçi, dhe se ato gjoja i paskemi prodhuar ne, këtë e sqaron vetëm hapja e kutive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›