E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pret ditë të mira te Barça

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 19:34

Përforcimi më i ri i Barcelonës, Cesc Fabregas thotë se pret ditë të mira tek ekipi katalonas, pas golit që e realizoi në fitoren 5:0 ndaj Napolit, në trofeun ‘Joan Gamper Trophy’, që u luajt të hënën mbrëma.

“Të gjithë shokët e skuadrës i bënë gjërat e lehta për mua. Në Arsenal luaja me një liri më të madhe, por këtu gjërat janë më të disiplinuara dhe më duhet t’i përdor ato. Po luaj në një pozitë tjetër, por është eksperiencë e re dhe gjërat do të shkojnë më mirë për mua. Jam mjaft i lumtur që shënova. Shpresoj ta shijoj këtë moment”, deklaroi Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›