E Diel, 1 Nëntor 2026

Pretencë 29 vjet burgim për trafik droge pas një sulmi grabitës me armë



Tiranë - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dje shpalljen fajtorë dhe dënimin me 29 vjet burg për tre të pandehur të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Organi i akuzës, kërkoi dënimin me 10 vjet burg për të pandehurit Paulin Gjoka dhe Ismail Kllokoqi, si dhe një vit më pak për të pandehurin Artan Kamberi.
Sipas pretencës, më 14 qershor të vitit 2006, i pandehuri Kllokoqi, shtetas kosovar, ka qenë duke udhëtuar mjetin e tij tip “Opel” me targa 335 KS 851 në vendin e quajtur Kthesa e Gëziqit, në aksin rrugor Rrëshen-Kukës. Në ato momente atij i janë marrë nën kërcënimin e armës së rreme një sasi lekësh, nga dy të pandehurit e tjerë të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Peugeot” me targë TR 58 96 K. Ndërkohë që automjeti i Kllokoqit është drejtuar nga i pandehuri Kamberi. Sipas kallëzimit të Kllokoqit, të pandehurit e tjerë e kanë lënë të lirë dhe i kanë marrë gomën rezervë të makinës. Pas arrestimit të Kamberit dhe të Gjokës policia ka arritur të zbulojë një sasi prej 8 pako, 500 gramë secila, me peshë të përgjithshme 3936 kg, të dyshuara si lëndë narkotike, të fshehura në gomën rezervë të marrë nga ana e të pandehurve në automjetin e Kllokoqit. Pas verifikimeve ka rezultuar se droga do të shitej në vendin tonë.

Plagosi fqinjin, 8 vjet burg 70-vjeçarit Tuzi

Tiranë - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar dje në mesditë me 8 vjet burg një burrë në moshë të thyer, i akuzuar për “vrasje me dashje të mbetur në tentativë”. Osman Tuzi, 70 vjeç i cili u gjykua në gjendje të lirë për shkak të gjendjes së tij të vështirë shëndetësore, ka marrë dënimin pasi iu ndryshua akuza.
Gjykata ka ndryshuar cilësimin e veprës penale nga “vrasje me paramendim mbetur në tentativë”, në “vrasje me dashje mbetur në tentativë”, siç tha, për shkak të rrethanave që kishte ndodhur ngjarja. Vetë i moshuari e ka pranuar autorësinë e krimit. Ai ishte vetëdorëzuar në komisariatin numër 1 të kryeqytetit.
Sipas hetimeve ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt të vitit të kaluar ku Tuzi është konfkliktuar me Neki Cenaliun, në fshatin Ibë të komunës Bërzhit, Tiranë. Pas debatit mes tyre, i pandehuri ka nxjerrë një pushkë që kishte me vete dhe e ka qëlluar Cenaliun, duke i shkaktuar plagë të lehta.

23 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›