Tentuan grabitjen me armë të një banke, personeli aktivizoi sistemin e alarmit
Dy persona të maskuar kanë sulmuar dje në mesditë një nga degët e “Raiffeisen Bank” te “zogu i Zi”. Kërkuan nga arkëtarja paratë, por sinjali i alarmit i ka detyruar të largohen me shpejtësi
Luan Kondi
TIRANE- Dy persona tentuan grabitjen e një filiali banke në afërsi të “Zogut të Zi” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së hënës, kur persona të armatosur, të pajisur me syze dhe kapele, kanë tentuar të grabisin filialin e një banke, ndërkohë që dyshohet se një grup tjetër personash ishin jashtë filialit në mbështetje të dy grabitësve. Afrimi i një patrulle policore detyroi grabitësit të largohen pa arritur të marrin gjë nga banka. Mësohet se kanë qenë drejtuesit e bankës, ata që njoftuan menjëherë policinë. Kjo është hera e dytë që i njëjti filial banke bëhet pre e grabitësve.
Ngjarja
Sipas dëshmive të marra, kanë qenë dy djem në moshë të re, të cilët me maska në fytyrë dhe syze dielli të errëta, kanë hyrë nga porta kryesore si “klientë” dhe në çast kërkuan që t’u dorëzohen paratë e arkës. “Që të dy agresorët mbanin në dorë nga një armë, pistoletë duke kërcënuar se do të hapnin zjarr”, - bënë të ditur burime policore. Në momentet e shumëpritura për të marrë paratë, një sinjal i beftë alarmi, i ka detyruar dy maskat të linin gjithçka dhe të dilnin menjëherë jashtë. Duke mos pritur për asnjë sekondë, dy grabitësit “e pafat”, kanë lënë situatën në dorë të klientëve dhe personelit të bankës dhe kanë dalë jashtë me vrap duke u zhdukur nga rrugicat pranë “Don Boskos”. Burimet nga hetimi bënë të ditur se dy maskat kishin një bashkëpunëtor të tretë jashtë portës së bankës.
Patrulla
Në një moment aty ka kaluar rastësisht një patrullë policie, e cila dukej se po ndalej pikërisht përballë filialit të “Raiffeisen Bank”. Bashkëpunëtori ka telefonuar njërin prej maskave dhe u ka kërkuar të dalin urgjent jashtë. Në këtë mënyrë, grabitja e synuar ka rezultuar e pasuksesshme. Personeli i bankës ka thirrur patrullën policore dhe më tej u krijua në vendngjarje një grup hetimor. Forca të shumta policore u vunë në ndjekje të autorëve por deri tani nuk ka asnjë të dhënë që të çojë në kapjen e tyre. Policia tha se beson shumë se “kemi të bëjmë me së paku me një treshe përsëritëse të grabitjes së bankave, që kohët e fundit janë shtuar shumë, dhe më së shumti, një bandë kriminale që ndahet me pjesë, dhe kryen grabitje të dhunshme, kryesisht të bankave dhe agjencive të këmbimit të parave”. Brenda këtij vitit është hera e pestë që kryhen sulme grabitëse ndaj bankave dhe disa herë të agjencive të këmbimit valutor. Autorët e tyre asnjëherë nuk janë kapur nga policia.
23 Qershor 2009