E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretendimet e MPPTT-së për neglizhencën e ERT-së

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njoftoi në datën 11 shkurt se në mbështetje të Ligjit “Për Telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ka depozituar për vendimmarrje në Këshillin e Ministrave iniciativën ligjore, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për të nisur konform legjislacionit procedurën e shkarkimit nga detyra të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve. Kjo kërkesë mbështetej në motivacionin për shkarkim nga detyra, si pasojë e neglizhencës së rendë të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator gjatë procedurës së miratimit të metodologjisë së rregullimit të tarifave të organizmave me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT) dhe mungesës së seriozitetit në ushtrimin e detyrës.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›