E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton shkarkimet në ERT, pritet votimi në Kuvend

Këshilli i Ministrave miratoi propozimin për shkarkimin nga detyra të disa prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve dhe autorizimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për përfaqësimin e Këshillit të Ministrave gjatë kësaj procedure në Kuvend. Vendimi përfshin shkarkimin e Hydajet Kopanit nga detyra e anëtarit dhe e kryetarit të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin “Për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm”; të Anila Kaçupit nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin “Për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm”; të Shyqyri Mekës, nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin “Për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm”; si dhe të Arjan Sinoimerit, nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, me motivacionin “Për mosushtrim përgjegjësie, të ngarkuar me ligj, pa shkak të arsyeshëm”. Qeveria ka autorizuar ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, që në emër të Këshillit të Ministrave, të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme, në zbatim të pikës 1, të këtij vendimi për shkarkimet në fjalë.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›