E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE:Të pritet mendimi i Komisionit të Venecias për dosjet

Shqipëria duhet të presë vendimin e Komisionit të Venecias për ligjin e dosjeve. Kjo është deklarata e raporterëve të KE-së, Greg Laskow e David Wilshire në raportine tyre për Shqipërinë pas vizitës në 9-11 shkurt në vendin tonë. "Për ligjin e dosjeve duhet të pritet mendimi i Komisionit të Venecias, pasi ai shkel 18 nene të Kushtetutës", thuhet në raport. Sipas raporterëve ligji kaloi pavarësisht shqetësimeve. "Ligji kishte probleme serioze kushtetuese. Ky ligj kaloi me votat e maxhorancës, pavarësisht se u kontestua nga ndërkombëtarët ", thuhet në raport. Raporterët kërkojnë që për këtë ligj duhet të konsiderohen standardet evropiane. "Duhet domosdoshmërisht që për këtë ligj të plotësohen standarded evropiane", thuhet në raport. Raporterët në raportin e tyre kanë deklaruar se pas takimit me presidentin Bamir Topi për ligjin e dosjeve,Topi ka theksuar se ligji i ri ndryshon nga ai i 2006-ës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›