E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohej si polic i Drejtorisë së Burgjeve, arrestohet për falsifikim

Tiranë- Një 26-vjeçar është ndaluar në Tiranë me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, vulave dhe përvetësim të detyrës shtetërore. Sipas burimeve policore mësohet se shtetasi Bledar Muça, banues në Tiranë është arrestuar në rrugën e Dibrës, teksa gjatë një kontrolli rutinë ka paraqitur një dokument ku ai identifikohej si polic i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërkohë që në mjetin me të cilin udhëtonte mbante një stemë policie. Në kontrollin e ushtruar në automjet atij iu gjetën edhe dokumente të tjera të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në dokumentin ku prezantohej si polic, emri i tij rezultonte, Artur Muça, nënshkruar nga Drejtori Lefter Memi, ndërkohë që në certifikatën personale emri ishte Bledar Muça.

“Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, të vulave dhe stampave, të akteve të gjendjes civile, përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›