E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet marreveshja PDK-LDK

Pas disa shtyrjeve radhazi, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosoves perfundimisht kane zyrtarizuar marreveshjen per koalicionin qe do te qeverise Kosoven ne 4 vitet e ardhshme. Sipas kesaj marreveshjeje te nenshkruar dje pasdite ne Kuvendin e Kosoves, mandati i te gjithe institucioneve, pra Kuvendit, Qeverise dhe Presidentit, buron nga zgjedhjet e 17 nentorit te vitit te kaluar, ku PDK-ja fitoi shumicen e votave, dhe zgjat sipas dispozitave ligjore ne fuqi. Sipas kesaj marreveshjeje, presidenti i Kosoves do te zgjidhet nga radhet e LDK-se, respektivisht kryetari aktual Fatmir Sejdiu, ndersa kryeministri nga radhet e PDK-se, respektivisht Hashim Thaci. Po keshtu, kryetari i Kuvendit te Kosoves do te zgjidhet nga radhet e PDK-se, ndersa qeveria do te kete dy zevendeskryeministra, nje i propozuar nga PDK-ja dhe nje i propozuar nga LDK-ja. "Ky eshte nje partneritet mes dy partive qe angazhohen te bashkepunojne ne ndertimin e nje shteti te pavarur, sovran dhe demokratik per te gjithe qytetaret e tij", - u shpreh Thaci pas nenshkrimit te marreveshjes. Parlamenti i Kosoves do te votoje neser koalicionin qeveritar, ne te njejten seance ku do te zgjidhet kryetari dhe kryesia e Kuvendit, si dhe do te rivotohet presidenti i Kosoves. Diplomatet perendimore shpresojne ne nje aleance te qendrueshme mes PDK-se dhe LDK-se, pasi do te jete pikerisht koalicioni mes tyre qe do te udheheqe Kosoven drejt pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›