E Diel, 1 Nëntor 2026

Policet, nga 1 janari terheqin perfitimet nga shtesat

Polici i thjeshte do te perfitoje nje shtese qe nis nga 2 mije leke te reja, ndersa drejtuesi perfiton shtesen qe nis nga 10 mije leke te reja

Nga 1 janari, te gjithe policet dhe strukturat e Policise se Shtetit do te paguhen me paga te reja. Burime zyrtare prane Ministrise se Financave kane pohuar per gazeten "Korrieri", se strukturat e Policise se Shtetit do te terheqin shtesat e miratuara qe ne muajin qershor nga qeveria. Sipas Ministrise se Financave, kjo do te sjelle qe ndryshimet e llogaritura ne shtesa do te shperndahen ne baze te gradave. Po ashtu, sipas financave, nga ana e Departamentit te Administrates Publike po rishikohet shperndarja per disa grada. Keshtu, duke iu referuar vendimit te qeverise, i cili eshte botuar ne Fletoren Zyrtare, agjenti (grada me e ulet) do te perfitoje nje shtese qe nis nga 2 mije leke te reja, ndersa drejtuesi perfiton shtesen qe nis nga 10 mije leke te reja. Nje efektiv me graden me te ulet, ate te agjentit, perfiton 27.530 leke te reja ne muaj, kurse maja e kesaj piramide policore qe perfaqesohet nga Drejtuesi i Pare paguhet me 109.000 leke te reja ne muaj. Ne rolin baze, aktualisht nje agjent paguhet 27.530 leke ne muaj, por ne 9 raste konkrete ai mund te perfitoje shtesa. Keshtu, agjentet mund te perfshihen ne njesite operative per luften kunder krimit te organizuar dhe perfitojne 6.500 leke shperblim, ashtu sic paguhen me te njejten shume ne funksione ndalim-paraburgimi apo kufitare. Gjithashtu, parashikohet pagesa prej 30 mije lekesh te reja ne funksionet e Forcave Speciale, ndersa perfshihen edhe shtesa te tjera per funksione te caktuara. Agjenti i Pare paguhet 28.640 leke dhe perfiton thuajse te njejtat shtesa si agjenti. Ndersa asistenti paguhet 29.750, asistenti i pare paguhet 30.860 leke, ndersa kryeasistenti paguhet 31.970 leke dhe perfitojne pak a shume te njejtat shtesa ne veshtiresi te caktuara pune. Ne rolin e mesem, neninspektori paguhet 41.070 leke, inspektori merr 43.290 leke, ndersa kryeinspektori paguhet me 48.840 leke. Keta efektive te rolit te mesem perfshihen ne shtesa per funksione te shumellojshme qe nisin nga ato te strukturave kunder krimit te organizuar e deri tek sherbimet mbeshtetese. Ne rolin e larte, nenkomisari perfiton 59.940 leke ne muaj, komisari merr 74.370 leke, ndersa kryekomisari paguhet me 85.470 leke. Ne rolin madhor perfshihet drejtuesi qe merr 98.000 leke ne muaj dhe Drejtuesi i Pare, i cili perfiton pagen prej 109.000 lekesh ne muaj. Sipas perpunimit te gradave, funksionet e nivelit te larte drejtues jane perfshire funksionaret qe realizojne drejtimin teknik dhe administrativ, bashkerendimin dhe kontrollin brenda Policise se Shtetit dhe qe perfaqesojne policine ne marredheniet me organet e tjera te administrates publike. Keto funksione jane dhe niveli me i larte i menaxhimit te Policise se Shtetit dhe kane pergjegjesi per hartimin e politikave ne nje fushe te caktuar. Ndersa ne funksionet e nivelit te mesem drejtues jane perfshire funksionare, te cilet bejne te mundur koordinimin e mendimit dhe opsioneve te reja politike per nje fushe te caktuar te specialitetit. Ne strukturen e re te Policise se Shtetit perfshihen 5 zevendesdrejtore te pergjithshem, si dhe ka pasur disa emerime te reja ne disa qarqe te policise. Grada "Drejtues i Pare" i korrespondon postit te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, ajo "Drejtues" i korrespondon zevendesdrejtorit te pergjithshem te policise, si dhe drejtorit te Drejtorise. Grada "Kryekomisar" dhe "Komisar" u korrespondon drejtoreve ne DPPSH etj., ndersa grada "Nenkomisar" u korrespondon shefave te sektorit dhe shefave te zyres ne DPPSH etj. Grada "Kryeinspektor" u korrespondon specialisteve ne DPPSH, shef komisariati policie etj., dhe grada "Inspektor" u korrespondon komisareve si shef seksioni ne DPQ etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›