Tenton të vrasë 47-vjeçarin, arrestohet
Autori i Lajmit: red.
Forcat e Policisë së Tiranës, parandaluan mbrëmjen e së enjtes tentativën e vjedhjes me dhunë të një automjeti duke arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e saj. Policia e Tiranës, nëpërmjet një deklarate për mediat, njoftoi të premten arrestimin e shtetasit Ardian Kotreli, 38 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale “vrasje në bashkëpunim”, pasi ka tentuar të vjedhë automjetin tip "Benz", me targë TR.3056 H pranë bulevardit "Zhan d Ark". Sipas burimeve zyrtare, autori i kësaj ngjarjeje ka goditur me sende të forta pronarin e automjetit, Hamdi Bakalli, 47 vjeç, duke tentuar të largohej me makinën e grabitur. Por, ndërhyrja e policisë ka qenë e shpejtë, çka ka sjellë edhe kapjen e këtij shtetasi.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008