E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, po i permbush kushtet e BE per integrimin"

Britania e Madhe mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe realizimin e reformave. Kete i konfirmoi dje kryeministrit Sali Berisha, drejtori per Ballkanin Perendimor ne Ministrine e Jashtme te Britanise se Madhe, Daniel Fearn. Gjate nje takimi te zhvilluar ne kryeministri, Fearn i konfirmoi kryeministri se qeveria britanike eshte mbeshtetese e fuqishme e zgjerimit te Ballkanit Perendimor ne BE dhe do te vijoje te mbeshtese Shqiperine dhe qeverine ne perpjekjet e saj per integrimin. Ne takim u shpreh vleresimi i te dy qeverive per bashkepunimin e ngushte qe te dy vendet kane zhvilluar vitet e fundit ne disa fusha te rendesishme, si luften kunder krimit, kunder terrorizmit, ne kuader te bashkepunimit ne NATO, etj. Ne takim u vleresua gjithashtu, angazhimi i qeverise shqiptare per te implementuar te 12 kerkesat e parashtruar nga Keshilli i Evropes ne raportin e tij, si dhe u theksua rendesia qe te gjithe faktoret te permbushin pergjegjesite e tyre lidhur me kete proces. Ne kete kontekst, kryeministri Berisha i konfirmoi Fearn vendosmerine e qeverise shqiptare per te bere te gjitha perpjekjet per arritjen e standardeve me te mira nderkombetare, ne zhvillimin e zgjedhjeve vendore te 8 majit. "Qeveria britanike vlereson qendrimin konstruktiv dhe rolin e Shqiperise ne konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkepunimin ne rajon",-tha Fearn.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›