Prezantuesi italian Pippo Baudo, uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve

Tiranë, 10 korrik NOA Prezantuesi i njohur i rrjeteve televizive italiane, Pippo Baudo, ka lëshuar një urim të nxehtë për kryeministrin shqiptar Sali Berisha duke e përgëzuar atë për fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Urimi i Baudos, në fakt u bë vetëm pak minuta para se Berisha të hynte në studiot e tv Klan ku Pippo Baudo ka vizituar programin E Diela Shqiptare.
Ndërsa Berisha po gatitej të futej në studion e Opinion: të gazetarit Blendi Fevziu, i ka mbërritur dhe telefonata uruese e Baudos.
Bota e artit dhe kulturës italiane, i uron fitoren kryeministrit Sali Berisha, u shpreh Baudo, gjatë komunikimit me telefon.
Kjo fitore, - ka vijuar ai, - do të jetë një nxitje për vazhdimin e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Pippo Baudo, u shpreh gjatë bisedës me Berishën se kjo ishte një fitore shumë e vlerësuar nga miqtë e Shqipërisë, mes të cilëve dhe mjaft artistë dhe gazetarë italianë, të cilat janë takuar me kryeministrin dhe e çmojnë punën e tij.
e.l/NOA