Shkodër, ndotja e liqenit demton pikat turistike
Liqeni i Shkodrës i ngjan tashmë një kënete të stërmadhe si rrjedhojë e ndotjes së madhe. Pavarësisht aktiviteteve sensibilizuese nga OJF-të e ndryshme ky liqen vazhdon të vuajë mungesën e investimeve të mirëfillta për ruajtjen e tij.
SHKODER- Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan i ngjan tashmë një kënete të stërmadhe si rrjedhojë e derdhjes së ujrave të zeza, ndërtimeve pa leje dhe hedhjes së mbeturinave pa kriter nga banorët e zonës, baret dhe restorantet. Pavarësisht aktiviteteve sensibilizuese nga OJF-të e ndryshme që operojnë në Shkodër për pastrimin e tij, ky liqen që lag dy pikat turistike, Shirokë dhe Zogaj vazhdon të vuajë mungesën e investimeve të mirëfillta për ruajtjen e tij. Presidenti i forumit ndërkufitar për liqenin e Shkodrës për palën shqiptare, prof.dr Naim Hoti shpreh shqetësimin e tij për ndotjen e tejskajshme që ka prekur liqenin e Shkodrës.
Përvec ndotjes së madhe, për profesor Hotin vazhdon të mbetet problem edhe tregtia e paligjshme e peshkut, e cila po zhduk llojet më të veçanta të peshqve që ndodhen në këtë liqen.
Liqeni i shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë dhe është më i madhi në gadishullin e Ballkanit. Ky liqen është mjaft i pasur edhe në faunë. Rreth 250 lloje shpendësh vijnë në liqen dhe rreth tij, ku gjysma janë migrues. Por nëse nuk tregohet kujdesi i duhur, atëherë kjo pasuri natyrore do të zhduket.
(e.n/News24/BalkanWeb)