E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natalia Imbrulia, rilind pas divorcit



Natalia Imbrulia ka kaluar momente të vështira në jetën e saj.
U nda nga bashkëshorti Daniel Xhons, këngëtari i grupit australian “Silverchair” me të cilin kishte 10 vjet që njihej dhe 3 vjet që ishin martuar. Më pas ndërpreu kontratën me kompaninë “Sony”, për të krijuar një etiketë të pavarur për “Universal”. Disku i saj më i fundit titullohet ”Come To Life”, dhe del në treg në muajin nëntor. Ai tregon për “rikthimin” në jetë të yllit, që gjithmonë ka pasur mbështetje mikun e saj, Kris Martin të grupit “Coldplay”. Gjëja e parë që të vjen ndërmend kur sheh Natalian? Që kjo vajzë e bukur ka bërë një pakt me djallin në moshën 34 vjeçare: në të vërtetë duket 10 vjet më e re. Flokë të shkurtër, trup elegant, dy sy blu që të magjepsin dhe një buzëqeshje plot jetë. Në lidhje me bashkëpunimin me Kris Martin ajo shprehet: “Ne njiheshin prej një kohe të gjatë, jam një prej fanseve të hershme të “Coldplay”. Një ditë më thirri sepse donte që të dëgjoja disa këngë të tijat. Mbeta e habitur dhe më më pas regjistruam këngën e titulluar “Fun”, që për mua është një nga këngët më të bukura që kam kënduar”. “Come To Life” për të do të thotë rilindje. “Pasi u ndava nga im shoq udhëtova nëpër botë për gjashtë muaj. Më pas mendova se ishte momenti i duhur për t’u rikthyer më energjike se kurrë”. Nuk na mbetet veçse të presim diskun e ri të këngëtares dhe suksesin që do të vijë më pas.

23 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›