E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë nis me të voglat



Sot, me tetë ndeshje të vlefshme për turin e parë paraeliminatar starton edicioni i ri i Kupës së Shqipërisë. Tetë ekipe të Kategorisë së dytë janë ndarë në dy grupe, në atë të Veriut e Jugut, sipas të njëjtës ndarje ku dhe luajnë në kampionat.
Kështu në Grupin e Veriut janë përballë njëra-tjetrës, Naftëtari-Çlirimi, Mamurrasi-Korabi, Erzeni-Iliria, Luzi-Përparimi. Në Grupin e Jugut do të përballen këto çifte: Vlora-Këlcyra, Tomori-Përmeti, Domosdova-Maliqi, Delvina-Himara. Turi i dytë paraliminator do të zhvillohet, më 30 shtator, sipas kësaj skeme: fituesja e çiftit 1 me fituesen e çiftit 4; fituesja e çiftit 2 me fituesen e çiftit 3 të çdo grupi. Fituesja e fundit e Kupës së Shqipërisë është Flamurtari, që mundi në finale Tiranën (2-1). Skuadra me më shumë trofe është Partizani, me 15 të tillë.

Turi i parë
paraeliminator
Datë 23.09.2009, ora 15:30

GRUPI I VERIUT
Ndeshjet sot
1. Naftëtari-Çlirimi
Gjyqtar: Sh. Balliu
2. Mamurrasi- Korabi
Gjyqtar: A. Nasse
3. Erzeni-Iliria
Gjyqtar: K. Hakrama
4. Luzi-Përparimi
Gjyqtar: M. Dervishi

GRUPI I JUGUT
Ndeshjet sot
1. Vlora-Këlcyra
Gjyqtar: M. Masha
2. Tomori-Përmeti
Gjyqtar: R. Çobaj
3. Domozdova-Maliqi
Gjyqtar: F. Fetollari
4. Delvina-Himara
Gjyqtar: E. Sino

Turi i Dytë
paraeleminator
Date 30.09.2009, ora 15:00
Për të dy grupet:
Fituesit: çifti 1 me çiftin 4
Fituesit: çifti 2 me çiftin 3

23 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›