E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana Kunikova, e dashura e Enriko Iglesias shtatzënë?



Me këngëtarin Enriko Iglesias duket se ka një jetë të tërë e fejuar edhe pse herë pas here kanë kaluar momente krize. Por këtë radhë bëhet fjalë për diçka vërtet të bukur. Tenistja Kurnikova, sipas mediave të ndryshme, mund të jetë dy muajshe shtatzënë. Fjala për ardhjen në jetë të një fëmije tashmë dëgjohet kudo, pas prezantimit të Kurnikovës në Malibu të dielën e kaluar. Ana me këtë rast u shpreh se kishte disa probleme shëndetësore, por nuk e specifikoi për çfarë bëhej fjalë. Dhe kaq mjaftoi të mediat të flisnin për një shtatzëni. Për momentin nuk bëhet i ditur asnjë lajm nga çifti, por nëse barku i biondes do të rrumbullakësohet, gjithçka do të jetë më e qartë.

23 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›