E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Do rriten me 10% pagat e pensionet

 

Vitin e ardhshëm qeveria do të rrisë sërish pagat dhe pensionet me 10 për qind. Kështu është shprehur dje gjatë një deklarate për media ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Sipas tij, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë 360 miliardë lekë të ardhura, nga të cilat shpenzimet që parashikohen janë afërsisht 409.9 miliardë lekë, deficit buxhetor ky që do të mbulohet nga financime të huaja. Pavarësisht se i gjithë rajoni po përjeton akoma situatën e krizës globale financiare, në Shqipëri krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e buxhetit të shtetit parashikohen që të rriten rreth 12%. Prodhimi i Brendshëm Bruto vitin që vjen parashikohet të rritet me 6.5%, ndërkohë që vendet e tjera arrijnë të planifikojnë jo më shumë se 2%. Gjithashtu në buxhet do të ketë një fond prej 2 miliardë lekësh si kontigjencë, nëse Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë që të rrisë çmimin energjisë elektrike për konsumatorët vitin e ardhshëm. Nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë, buxheti parashikon 2 miliardë lekë për të kompensuar rritjen e çmimit për familjet në nevojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›