E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Jo central bërthamor në Shqipëri


Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti deklaron se edhe për një kohë të gjatë nuk do ndërtohet një central bërthamor në Shqipëri, duke theksuar se centrali do të ndërtohet vetëm nëse do ketë siguri për një investim të tillë. " Ne po punojmë që Shqipëria të jetë e gatshme dhe për zhvillimin e energjisë bërthamore. Kemi krijuar agjencinë atomike e cila do meret me kuadrin ligjor të enegjisë bërthamore. Nuk mendoj se realiteti i një centrali bërthamor në Shqipëri ëshë i afërt. Kërkesat e investitorëve për energji bërthamore vijnë çdo ditë. Kur ne të jemi gati për të garantuar shqiptarët për sigurinë e investimeve do lejojmë të zhvillohen në vend", u shpreh Prifti. Në një konferencë për shtyp, Prifti pranoi mbifaturimin e energjisë për disa ditë të muajit dhjetor dhe ka deklaruar se OSSH do të bëjë rimbursimin për këto fatura. Ai ka pohuar se brenda muajit qershor nuk do ketë më faturime afrofe, ose në të kundërt kompania do të gjobitet. "Ka pasur mbifaturim për disa dië të fundit të muajit dhjetor dhe OSSHdo rimbursojë të gjithë mbifaturimin. Nuk ka qenë asgjë e qëllimshme e bërë nga kompania, por një faturim që ka ndodhur në Shqipëri edhe në vitet e mëparshme. Sa i përket faturimit afrofe. është i lejueshëm deri në qershor. Nëse pas qershorit do vijojë kjo praktike, kompania do të gjobitet nga Enti Rregullator", tha Prifti.
Sipas ministrit, brenda prillit asnjë konsumator nuk do jetë pa aparatin matës dhe historia e faturës afrofe do jetë mbyllur.
Ndër të tjera, ai theksoi se se do jepen 16 licenca të reja për ata që dëshurojnë të investojnë në energjitikë.
"Me këtë reformë lehtësohet procedura e zbatimit të koncesioneve në energjitikë. Ivestitorët do shkojnë vetëm në Qendrën Ndërkombëtare të Licensimit, ku do aplikojnë për 16 lejet. Kemi aplikuar parimin "Heshtja është miratim. Nëse 1 institucion vonon më shumë se 30-60 ditë një leje, leja quhet e aprovuar dhe Qendra Ndërkombëtare e Licensimit jep leje dhe investimi nuk vonohet ", tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›