E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Presionet e krizës ekonomike globale, për Shqipërinë janë pjesë e së shkuarës

Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha sot se ekonomia shqiptare po rikthehet në dinamikën e saj më të mirë dhe presionet e krizës ekonomike globale tashmë për ekonominë shqiptare janë pjesë e së shkuarës. Në një konferencë për shtyp ai tha se ilustrimin më të besueshëm për zhvillimet në ekonominë reale ne mund t’i marrim përmes rezultateve fiskale. “Administrata doganore ka tejkaluar me 2% totalin. Krahasuar me një vit më parë janë 28% më shumë të ardhura . Sinjale shumë pozitive ka nga qarkullimi i brendshëm i mallrave”, u shpreh Bode. Sipas tij, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tejkalon programin fillestar të qeverisë të muajit mars me një tejkalim prej 2% .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›