E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Listat e mbyllura nuk janë transparente

• LSI akuzoi dy partitë e mëdha për dështime të vazhdueshme në reformat e tyre bipartizane. Nënkryetarit të LSI, Dritan Prifti, tha dje se në reformën zgjedhore dy partitë nuk kanë garantuar standarde."Çdo takim mes forcave të caktuara politike është pozitiv, por eksperienca e 17 viteve të fundit ka treguar se marrëveshjet PD-PS, sidomos ato për reformën zgjedhore nuk kanë sjellë standarde të reja demokratike në Shqipëri", tha Prifti. Sipas tij, vullneti i shprehur nga ana e opozitës akoma nuk po jep rezultate konkrete. "Në emër të LSI shprehim shqetësimin tonë për vonesat e vazhdueshme për reformën zgjedhore në vend, që është detyrimi më i madh për marrjen e ftesës së Shqipërisë në NATO, në muajin Prill. Shprehja e vullnetit politik deklarativ, akoma nuk ka gjetur reflektim dhe konkretizim në veprimtarinë parlamentare dhe në Komisionin e reformës zgjedhore, i cili e ka paralizuar aktivitetin e tij prej kohësh", tha Prifti. Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes nënkryetarit të saj shprehu shqetësim për vonesat e pajustifikueshme për të realizuar reformën zgjedhore, e cila do garantojë edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Në vend të shohim hapa konkrete drejt një sistemi zgjedhor, i cili të eliminojë deformimet e mëparshme të vullnetit të popullit dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, vërejmë paaftësi për zgjidhje konsensuale gjithëpërfshirëse", tha Prifti. Sipas tij, "askush nuk po punon për ndërtimin e infrastrukturës apo standardeve të domosdoshme për zgjedhje të pakontestueshme, të lira dhe të ndershme".SistemiNënkryetari i LSI-së u shpreh dje kundër sistemit zgjedhor që mbështet Partia Socialiste, siç është ai spanjoll. "Sistemi Spanjoll është një sistem proporcional-rajonal me lista të mbyllura. LSI nuk është për lista të mbyllura, sepse ato kanë probleme në Shqipëri dhe nuk janë transparente. Kjo do të bënte që kryetarët e partive të hynin në tender, që për të pasur emrin në listën emërore duhet të paguash më shumë", tha Prifti. Sipas tij, "LSI është për një Reformë zgjedhore që eliminon shtrembërimet, që eliminon trafikun e votave nga një forcë politike në një forcë tjetër politike, që nuk ka mbështetje elektorale. Pra jemi për eliminimin e Dushkut dhe të çdo lloj mënyre tjetër të deformimit të vullnetit të elektoratit shqiptar. Gjithashtu LSI mbështet një reformë zgjedhore parlamentare të bërë nga Parlamenti dhe jo nga sallat apo tavolinat e fshehta". "Përsa i përket Reformës tek e cila është përqendruar sot pazari politik, pra pazari PS-PD, është sistemi spanjoll. Ne jemi kundër këtij sistemi spanjoll, për t'u aplikuar në Shqipëri, sepse Spanja dhe Shqipëria janë shumë ndryshe me njëra-tjetrën. Spanja është Konfederatë, ka një grupim dhe ka probleme të mëdha mes federatave dhe grupeve etnike, gjë e cila është krejtësisht ndryshe nga organizimi administrativ i Shqipërisë", tha Prifti.           a.lKomisioniKomisioni i Posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore edhe pse ka hyrë në mesin e mandatit të tretë të tij, ende nuk ka një rezultat. Asnjë nga rekomandimet dhe kërkesat për një reformë të thellë nuk është bërë, pasi dy partitë e mëdha, PS-PD nuk kanë zgjidhur me aleatët e tyre çështjen e sistemit elektoral dhe atë të listave të kandidatëve, që janë dy pikat e nxehta të reformës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›