Dëmi, i barabartë me fitimet e KESH
Përkimi
Duke marrë parasysh faktin se janë ende pa u verifikuar dëmet për 718 familje dhe se mesatarja e dëmeve për çdo familje është rreth 1000 euro, fatura finale e dëmeve në Nënshkodër do të arrijë vlerën e afro 5 milionë eurove. Kjo shifër është e barabartë me fitimet që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare siguroi nga vënia në punë me kapacitet të plotë e të gjitha hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Kryeministri Berisha premtoi gjatë ditëve të përmbytjes se dëmet do të mbulohen nga fitimet e KESH-it dhe rezulton se kjo mund të realizohet.
#