E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njeriu Skënderbe, mes mitit dhe simbolit"

Nga Doan DANI
Tradicionalisht fisnikët shqiptarë kanë pasur marrëdhënie familjare me sllavët, si pjesë e Perandorisë Bizantine. Balshajt, që për nga origjina janë të diskutueshëm njihen edhe me mbiemrin Balshic. Gjergj II Stres Balsha ose Djuradj II Strazimir Balshic më 1386 martohet me Jelenën, vjazën e Lazar Hrebeljanoviç, princin e famshëm serb të betejës së Fushë Kosovës. Djali i tij Balsha III më 1421 braktis tokat shqiptare për tu strehuar tek daja në Serbi, princi Lazar, duke ia dhuruar zotërimet. Familja rivale e Balshajve, Crnojevic ishin miq të familjes Kastrioti: Mara, motra e Skënderbeut, ishte gruaja e Stefanica Crnojevic. Djali i tij Jovani martohet me vajzën (Vojsavën) e Gjergj Aranitit, në martesën e parë. Interesante është se Stefanica adopton për flamur shqiponjën dykrenare të bardhë me sfond të kuq! Djali i Jovanit, Stanisha konvertohet në Islam me emrin Skënderbeg. Familja Crnojevic kishte edhe nje nuse nga Topiajt.
Gjergj Aranti perveç lidhjes me Crnojevicët ndërtoi një miqësi tjetër me Stefan Brankovic i njohur si Stefani i verbër. Ky i fundit kaloi një periudhe në kështjellën e Krujës, pranë Skënderbeut. Nga ana e tij Skënderbeu marton të birin me vajzën Jelenën e Djuradj (Gjergj) Brankovic, despotin e Kosovës. Nuk është çudi që nipërit e Kastriotit të kenë emra: Gojko, Reposh, Stanish etj. Marrëdhëniet miqësore i vë në dukje Barleti kur shkruan: Bullgarët ose tribalët [Nëna e Skënderbeut njihet si Vojsava Tribalda, D.D] banojnë aty [Dibër, D.D] një popull i ashpër në luftëra dhe me meritat e shumta që patën, me guximin e lavdishëm dhe besnikërinë e tyre ndaj Skënderbeut jo më pak të dashur". Madje Muzaka në autobiografinë e familjes së tij shkon më tej kur shkruan: "Scanderbeg huomo valente e per natura Serviano. Pa harruar këtu se në sulmin ndaj zotërimeve venedikase në veri të Shqipërisë së sotme, Skënderbeu ishte aleat me Crnojevic dh Brankovic; pas sulmit të vitit 1453 për mospagese të shumës vjetore, Skënderbeu i ofrohej Venedikut si ndërmjetës mes Republikës dhe Despotit duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me të [Brankovicin, D.D]; së fundmi aleanca me Stefan Tomashevicin e Bosnjë-Hercegovinës: pas nënshkrimit të paqes së 1461 me Mehmetin Venediku ndërhyri dhe bindi Kastriotin të thyente marrëveshjen për të sulmuar osmanët (së bashku me Tomashevicin), por Mehmeti II ndërhyri ashpër duke detyruar Skënderbeun të nënshkruajë paqe të re dhe të braktisë pushtimet e mëparshme (27 prill 1463) shkruan Shaë.
Artificializmi i dytë që rilindasit e anashkaluan për ti shërbyer fesë së shqiptarizmit feja politike e nacionalizmit, që enverizmi e ekstremizoi plotësisht, është kompleksiteti fetar që rrethon jetën e Skënderbeut, jo në nivel besimi sa në zgjedhje të diktuara nga pushteti i besimeve fetare tradicionale. Për Rilindjen e karakterizuar nga formula feja e shqyptarit asht shqyptariaduhej një figurë jo në shërbim të botës osmane, në analogji me popujt e tjerë ballkanikë që i referoheshin mesjetës paraosmane, në respekt me moton e mësipërme: luftëtar i kombit, i fesë së re. Për Enverizmin ateist, partizani Skënderbe, revolucionari shoqëror, shtetformuesi, bashkuesi i shqiptarëve të izoluar e të rrethuar nga armiqtë ashtu si Shqipëria popullore e nënës Parti, propagandohet i huaj për besimin fetar, armik i tij, mosbesues në klerin, Zotin, doktrinat Hyjnore, pra me pak fjalë: një Skënderbe komunist.
Mesjeta europiane (dhe mesdhetare) përfaqëson periudhën më pjellore të pushtetit fetar, autokraci, teokraci, principata, mbretëri, perandori, të gjitha nën petkun e padiskutueshëm ateist. Krishtërimi i ndarë në dy degë të strukturuara dhe të veshura me të gjitha pushtetet tokësore, Islami i fuqishëm në arenën botërore, veçanërisht në atë europiane juglindore në shekullin e Skënderbeut, detyrimisht janë faktorë ndikues madje përcaktues. Lindja në tradita ortodokse, edukimi Islam, marrëdhëniet me kishën Katolike, disa tendenca unitariste që duhen vërtetuar akoma nga historianët, nuk kanë si të prodhojnë një Skënderbe laik: me ideologji moderne që duhen shekuj për tu prodhuar. Feja në shekullin e XV nuk ka rival ideologjik. Në këtë frymë dominuese të pushtetit fetar figura e Skënderbeut brumoset nga realiteti historiko-social. Mënjanimi i rolit të fesë do të thotë gjymtim i njeriut aq më tepër në pozitat e feudalit, një tentativë e sforcuar për të krijuar artificin që transformon figurën e Heroit. Nacionalizmi i transferuar në shekullin e XV së bashku me laicizmin kanë krijuar mitin: irracionalen, imagjinatën, të pavërtetueshmen.
Familja e Skënderbeut pasqyron ndikimin Bizantino-ortodoks: përveç pjesëtarëve me antroponimi sllave, Kostandini të kujton Kostandinin e Madh të shenjtëruar nga Kisha Ortodokse, Gjergji lidhet pa dyshim me Shën Gjergjin: shenjtorin lindor me emër Georgios - bujk mjaft popullor në sferën Ballkaniko-Bizantine. Stefan Nemajna i kishte dedikuar shenjtorit manastirin e famshëm të Djurdjevi Stupovi - Kolonat e Gjergjit - dhe një numër i madh feudalesh serbo-malazez që përvetësojnë emrin e Gjergjit në formën sllave.
Vetë Kruja njohu një kishë të dedikuar Shën Gjergjit ku predikonte ipeshkvi ortodoks Stefan. Ky personazh, së bashku me murgun domenikan Berguzzi, gjendet pas marrëveshjes (nënshkruar në greqisht nga ipeshkvi) se vasalitetit të Skënderbeut me Alfonsin V (viti 1451). Tjetër figurë klerikale në shërbim të Skënderbeut është udhëheqësi i kështjellës së Svetigradit protosynkellosi Pjetër Përlati që në 1448 megjithë përpjekjet e dëshpëruara për ta mbajtur fortesën e rëndësishme strategjike, dështoi sepse osmanët morën kështjellën malore.
Murgjit serbë në manastirin e Hilandarit në Athos e quanin atë kullë që kishte blatuar i ati i Skënderbeut, Kulla e Arbërit: Arbanski Pirg. Kjo përforcon ortodokzizmin e familjes Kastrioti. Fakt ky normal për Ballkanin Bizantin pjesë e të cilit ishte Arbëria deri në luftrat e Stefan Dushanit që për nga sfera nuk doli aspak nga ortodoksia bizantine edhe pas përmbysjes së vartësisë Bizantine. Antroponimia familjare, murgëria e vëllait Reposhit në manastirin e Hilandarit, kisha ortodokse e Shën Gjergjit, blatimi në manastirin serb të Hilandarit, substrati shekullor derivat i sundimit Bizantin që ngurtësohet gjthnjë e më në largësi të Adriatikut, rëndësia e klerit ortodoks në oborrin skënderbian gjer në rënien e Kostandinopojës ku Patriarkana kaloi nën diktatin osman, janë dëshmi të tabanit kristian sipas ritit lindor.
Marrëdhëniet me Kishën Katolike janë edhe më të ngushta për vetë zgjedhjet e Skënderbeut që shikoi përtej Adriatikut mbështetjen në çështjen personale. Nevoja e dëshpëruar për ndihma financiare që do të paguanin luftëtarët dhe do të mbanin ekonominë e brishtë bujqësore arbëreshe aq të gjymtuar nga shpenzimet luftarake dhe shndërrimi në mbështetje konstante, afruan Skënderbeun me Papatin. Ky shtet është më i fuqishmi në Europën mesjetare përsa i përket influencës politike në familjet aristokratike që udhëheqin kontinentin. Papati është një organizim i konsoliduar që ofron mundësi njohjeje, mbështetjeje, aleance, vasaliteti, investiture, jetike për Skënderbeun. Rreth orbitës së Heroit sillen satelite papal në rolin e ambasadorit, përkthyesit, këshilltarit, ndërmjetësit që përcjellin politikën Vatikane të përqendruar në një imazh-mburojë ndaj fisnikut arbëresh dhe nga ana tjetër krijojnë ato ura aq jetike për veprimtarinë e Skënderbeut në kërkim të aleancave. Shumë dokumente dhe letra dërguar Papatit ose fuqive italike shfaqin një identifikim kristian të Kastriotit: Kalorësi i pamposhtur dhe Atleti i Krishtit"Zoti i plotfuqishëm do të dërrmojë sulmet e egra të barbarëve dhe do tu japë ushtarëve dhe mbrojtësve të besimit të shenjtë forcë e pushtet- Acta Albanie Vaticana; Papa i bënte thirrje princave katolikë të luftojnë kundër Muhamedit, tiranit të turqve ndërsa Martin Muzaka pas mbledhjes në Rodon me ariqipeshkvin Pal Engjelli, abatin Pjetër Duka, nuncin apostolik fra Blazius, kancelarin e Skënderbeut celnikun Rajan (një kuvend klerikësh katolikë), u nis për në Vatikan me udhëzimin ku shkruhet: Ne, Gjergj Kastrioti, zot i Arbërisë, që dëshirojmë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›