E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libër akuzë i ish-bashkëshortes për ministrin "e ashpër" francez

Ministri i emigracionit të Francës, i njohur për qëndrimet e tij të linjës së ashpër ndaj emigrantëve, si dhe njeriu që ka shumë mundësi të jetë Kryeministri i ardhshëm i Francës, është cilësuar si një "tradhtar të vazhdueshëm", nga ish-bashkëshortja e tij. Kjo e fundit sapo ka publikuar një libër në të cilin rrëfen për të gjitha pabesitë e ish të shoqit gjatë viteve para dhe gjatë martesës, pra gjatë 30 viteve që ishin së bashku. Eric Besson është shquar si një njeri që ka pasur vazhdimisht historira me të dashura të ndryshme dhe më në fund, pas 30 vitesh së bashku, vendosi që të linte gruan e tij për një vajzë të re. Ministri përgjegjës për urdhrin e shkatërrimit të Calais, kampit që ishte shndërruar në strehë dhe shtëpi për qindra emigrantë të pastrehë, e ka cilësuar librin e ish-bashkëshortes "të paturpshëm". Ky është skandali i fundit seksual që ka përfshirë qeverinë "Sarkozi", pas atij të ministrit të Kulturës, Frederic Mitterand i cili është akuzuar për frekuentim të meshkujve të rinj. Besson e ka mbrojtur kolegun e tij, duke thënë se nuk shihte asnjë mospërputhje në faktin se një burrë shkon me një djalë dhe ndërkohë është edhe ministër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›