Itali, kapet 26 vjecari shqiptar, i fundit i bandës së drogës
Robin Tafa është arrestuar në Verona nga Gurdia di Financa pasi dyshohej prej kohësh si një prej anëtarëve të një organizate droge e klandestinesh që operonte në Itali dhe Shqipëri. 23 anetaret në pranga në Qershor të këtij viti.
VERONE-Një shqiptar është arrestuar si një pjestar i një organizate droge e klandestinësh gjatë një operacioni policor të koduar me emrin “White Eagle”. 26 vjecari Robin Tafa është arrestuar në aeroportin e Veronas nga Gurdia di Financa pasi dyshohej prej kohësh si një prej anëtarëve të një organizate të fuqishme droge që operonte në Itali dhe Shqipëri e vënë në pranga në Qershor të këtij viti.
Tafa është arrestuar teksa kishte mbërritur në Verona nga Shqipëria. Ai banonte në Bolzano dhe kërkohej prej disa muajsh nga policia pasi ishte lëshuar një urdhër arresti për të pas zbulimit të një organizate të madhe që operonte mes dy vendeve duke trafikuar drogë dhe favorizuar trafikun klandestin.
Ka qënë pikërisht aksioni policor i ndërmarrë në 27 Qershor të këtij viti që lëshoi 23 mandat arresti ku u ekzekutuan 18 prej tyre ndërsa 5 në arrest shtëpie. Në pranga gjatë atij aksioni përfunduan “
Petrit Lekndreaj (34 vjec), Flamur Lekndreaj (28 vjec) , Ilir Lekndreaj (29 vjec), Frederik Lekndreaj (21 vjec), Kujtim Lekndreaj (20 vjec), Florian Molla (29 vjec), Artur Kocecu (27 vjec), Gering Kasa (25 vjec), Aleksander Dukati (25 vjec), Astrit Pjetra (26 vjec), Sokol Gjoli (32 vjec), Altin Brahja (27 vjec), Besim Malaj (36 vjec), Bardh Prendi (29 vjec) si dhe shtetasit italianë Matteo Salvatore (25 vjec), Salvatore Di Stefano (38 vjec) e shtetasi polak Szczepan Marek Racon (26 vjec), Shan Gjergjndreaj (27 vjec), Marian Turkaj (31 vjec), Robin Tafa (26 vjec), Marjan Zogu (32 vjec) dhe italiania Giovanna Giovinazzo (41 vjec).
Tafa, i kapuri i fundit akuzohet për favorizim të trafikut klandestin pasi nga hetimet vërtetohet se 26 vjecari shqiptar në nëntor të vitit të kaluar ka tentuar të kalojë për në Francë klandestinë kundrejt pagesës 2 mijë euro secili. Sipas hetimeve, grupi i organizuar ku bënte pjesë Tafa prej kohësh shpërndante dhe drogë. Trafikantët porosisnin drogë nga Holanda e më pas dërgohej në Itali nëpërmjet të afërmeve të tyre, ku nuk mungonin dhe bashkëpunëtorët italiane si dhe ai polak. Por, për gjithçka kujdesej një boss shqiptar nga Shqipëria me emrin Sokol Gjoli.
Në fund të operacionit, policia italiane në Qershor sekuestroi 2 kg drogë si dhe 7 makina me të cilat shqiptarët kryenin korrierin nëpër shtete të ndryshme.
(d.b/BalkanWeb)