E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti del kunder vetes e prokurorise Rozeta Rapushi

Ish Ministri i Ekonomise, Dritan Prifti mohoi dje te jete perfshire ne nje afere korruptive, ndonese pohon faktin e videos ku ai shfaqet duke ndare 70 mije euro me ish zevendesin e tij. Para anetareve te Keshillit per Mandatet, Imunitetet dhe Rregulloren, ne diskutimin mbi kerkesen e bere nga Prokuroria per heqjen e imunitetit te tij si deputet, Prifti tha se video u regjistrua prej tij vetem per te vertetuar presionet qe i beheshin. "Jam i gatshem menjehere te leshoj imunitetin tim parlamentar, per t'i hapur rruge hetimeve te prokurorise. Jam gati te ndryshojme Kushtetuten e Shqiperise ku deputeteve t'u hiqet imuniteti njehere e pergjithmone. Por dua te deklaroj se videoja per te cilen me akuzojne eshte filmuar prej meje per te vertetuar presionet, apo joshjet per korrupsion qe jane bere nga Ilir Meta", u shpreh Prifti. Sipas tij, filmimi me zevendesministrin, eshte bere per te treguar gjerat qe ai ka thene dhe kjo video tregon paster presionin qe sipas tij i eshte nga Meta. Ndonese iu shmang pyetjes se bere nga anetaret e keshillit lidhur me kerkesen e bere nga organi i akuzes ku pas ekzaminimit te ores-kamera, eksperti amerikan zbuloi videon ne te cilen prokuroria thote se shfaqet Prifti teksa merr 70 mije euro nga vartesi i tij Beqiraj. "Disa jane perpjekur te thone se une e kam fshehur videon e zbuluar nga eksperti amerikan. Por kur kam dorezuar mjetet ne prokurori i kam sqaruar se ne ate kamera-ore ka pasur video te tjera te regjistruara, qe per shkak te memories se vogel te asaj kamere jane fshire per te xhiruar te reja. Une e kam ne arkivin tim kete video per te cilen akuzohem dhe nuk kam pasur ndermend per ta fshire ate. Do ta publikoja ne momentin e duhur", u shpreh Prifti, pa hyre ne detaje parash. "Per dyshimin qe shprehet ne shkresen e prokurores se une kam perfituar nje sasi eurosh ne menyre korruptive, ju them te gjitheve me garanci se me duhet vetem nje seance e vetme ne Prokurori per ta zberthyer dhe vertetuar ceshtjen dhe per te vertetuar se faktet jane te gjitha ndryshe. Asnjehere nuk kam marre para per shkak te detyres, asnjehere nuk kam shperdorur detyren shteterore. Une jam larguar si minister, sepse nuk kam pranuar te firmose ato qe kerkonin te fortet, favore te jashteligjshme dhe gjera te tjera si keto", tha Prifti. Duke garantuar se nuk do te terhiqet ne asnje rast nga publikimi i fakteve qe faktojne sipas tij korrupsionin ne rangjet e larta te qeverise. "Sulmet ndaj meje jane shume mire te orkestruara dhe behen per shkak te interesave ekonomike qe une kam cenuar, duke denoncuar faktet deri me sot. Kam denoncuar zevendeskryeministra, ministra e zevendesministra, kontrabande nafte dhe koncesione. Jane parate e pista qe po me sulmojne. Me vete kam zotin, te verteten dhe faktet", vijoi Prifti ne mbrojtjen e tij para Keshillit. Ai garantoi deputetet se ne kete menyre po i behet goditje per te sjelle nje ngadalesi tek ai. "Por nuk do ta frenoje misionin tim per te bere transparence per drejtesine. Nuk kam per t'u terhequr asnje minute", tha Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›