Prifti i LSI-së: “Blushi konfirmoi koalicionin PS-PD pas zgjedhjeve”
Nënkryetari i LSI-së komenton deklaratat e sekretarit Politik të PS-së. Prifti: “Lidershipi i PS-së ka tradhtuar socialistët e vërtetë”
Shaban Sulçe
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, ka reaguar pas deklaratave të deputetit dhe sekretarit Politik të Partisë Socialiste, Ben Blushi, i cili dy ditë më parë, gjatë një emisioni televiziv, foli rreth mundësisë së bashkëpunimit të mëtejshëm të Partisë Socialiste me Partinë Demokratike. Prifti tha se deklarata e zyrtarit socialist, Ben Blushi, konfirmon koalicionin e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike dhe faktin se lidershipi aktual i PS-së i ka shitur interesat e socialistëve të vërtetë. “Sekretari Politik i Partisë Socialiste ka deklaruar se Partia Socialiste është e hapur dhe do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve. Unë personalisht nuk kam pasur ndonjë dyshim që Partia Socialiste nuk është më përfaqësuese e socialistëve. Në deklaratën e tij, sekretari Politik i PS-së thoshte ndër të tjera se, “unë nuk jam i majtë, ne nuk po bëjmë një program të majtë, ne jemi të hapur të bëjmë një qeveri me Berishën”. Unë për vete nuk kam pasur ndonjëherë dyshim për këtë gjë, sepse Partia Socialiste ka të paktën një vit që bashkëqeveris me Berishën”, - deklaroi nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti.
Akuzat
Nënkryetari i LSI-së tha se lidershipi i Partisë Socialiste ka më shumë se një vit që po bashkëpunon ngushtë dhe po bashkëqeveris me Partinë Demokratike. Prifti tha se të dyja këto forca politike shkatërruan Kushtetutën, goditën gjykatat dhe prokurorinë dhe kanë varfëruar shqiptarët në mënyrë të vazhdueshme. Prifti tha se pritet që PS dhe PD të bashkojnë votat për të kaluar buxhetin e Bashkisë së Tiranës. “Në të gjitha nivelet ka një bashkëqeverisje, prandaj Shqipëria është zhytur thellë e më thellë në problemet që ka dhe në varfërinë që ka sot. Ata kanë bërë Kushtetutën bashkë, kanë bërë ligjin për prokurorinë bashkë, kanë goditur gjykatat bashkë. Teatrin që ata luajnë para shqiptarëve se gjoja nuk janë në bashkëqeverisje, edhe teatrin që ndodhi me Bashkinë e Tiranës, me refuzimin e buxhetit, asnjë shqiptar nuk duhet ta besojë. Ata do të bashkohen tani dhe do ta votojnë përsëri buxhetin, por ata dëshirojnë të gënjejnë, sidomos Partia Socialiste, sa më shumë socialistë dhe sa më shumë të majtë se janë në opozitë me Berishën”, - tha nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti.
Thirrja
Nënkryetari dhe njëkohësisht deputeti i LSI-së u bëri thirrje socialistëve të vërtetë që të braktisin Partinë Socialiste, e cila po njehsohet gjithnjë e më shumë me Partinë Demokratike. “Blushi dje kishte guximin dhe tha “ne do ta bëjmë qeverinë me Berishën”. Mesazhi im për shqiptarët, e sidomos për socialistët, është: braktiseni Partinë Socialiste, braktisni të djathtët që drejtojnë atë forcë politike dhe në zgjedhjet e ardhshme ne si shqiptarë ta nxjerrim edhe PS-në, edhe PD-në, të dyja së bashku, me më pak se 51 për qind, që të mos u japim atyre mundësinë të vazhdojnë abuzimin, vjedhjen dhe goditjen e shqiptarëve, siç janë duke bërë sot në bashkëqeverisje”, - tha Prifti.
26 Janar 2009