Ushtarakët e strehuar në ish-repartet e ushtrisë, ankesë Dobjanit për mosprivatizimin e shtëpive
Avokati i Popullit i kërkon ministrit Oketa të ndërmarrë një nismë ligjore. Sipas Dobjanit, janë me qindra familje ushtarakësh që presin vendimin
Laureta Rryçi
Tiranë - Dhjetëra familje ish-ushtarakësh në rezervë apo edhe të atyre që vazhdojnë të jenë aktivë, ende janë pa një shtëpi në emër të tyre. Ndërsa kanë përfituar vite më parë për të jetuar në godinat që i përkisnin ish-reparteve të Forcave të Armatosura, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të bëjë privatizimin e banesës. Ky shqetësim tashmë ka marrë rrugën zyrtare për të gjetur një zgjidhje. Ish-ushtarakët i janë drejtuar Avokatit të Popullit për të ndërhyrë në rrugë institucionale në lidhje me problemin e tyre disavjeçar. Kreu i këtij institucioni, Ermir Dobjani, jo vetëm është njohur me shqetësimin e ish-ushtarakëve, por i ka shkruar një rekomandim zyrtar ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Dobjani i ka kërkuar në rrugë zyrtare Oketës që të ndërmarrë një nismë ligjore për t’u ardhur në ndihmë këtyre familje ushtarakësh që më në fund të kenë një banesë të ligjshme. “Rekomandojmë marrjen e masave për hartimin e draftit të Vendimit të Këshillit të Ministrave ‘Për kriteret e përfitimit të së drejtës së parablerjes për objektet dhe trojet që dalin të lira nga ristrukturimi i ushtrisë’ dhe përcjelljen e projektit qeverisë për miratim”, - thuhet në rekomandimin e Dobjanit.
Ankesa
Sipas Dobjanit, nga verifikimet e kryera ka dalë se në vështrim të Nenit 39 të Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004, “Për statusin e ushtarakut”, duhet të dalë një vendim qeverie për të përcaktuar kriteret e përfitimit nga ushtarakët të së drejtës së parablerjes për objektet, bashkë me trojet funksionale, të dala të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura dhe që mbeten pronë e shtetit, për nevoja strehimi. Dalja e një vendimi të tillë ishte parashikuar brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Por ndonëse ka një kohë të gjatë (rreth katër vjet) që ligji ka hyrë në fuqi, një vendim i tillë ende nuk ka dalë. Për pasojë rezulton që mosnxjerrja e aktit nënligjor është një nga shkaqet kryesore që ka çuar në mohimin e kësaj të drejte për ushtarakët aktivë dhe ata në rezervë. Dobjani e ka njohur ministrin e Mbrojtjes me faktin se prej vitesh në zyrën që ai përfaqëson kanë mbërritur ankesa nga ushtarakët për këtë problem.
Problemi i hershëm
Në lidhje me këtë problem, rezulton që Avokati i Popullit i ka dërguar edhe një herë më parë një rekomandim zyrtar në vitin 2006 ministrit të asaj kohe. “Për këtë çështje ne i kemi dërguar një rekomandim Ministrisë së Mbrojtjes më datë 30.05.2006. Në përgjigje të këtij rekomandimi, nga ana e Ministrisë sqarohet se është paraqitur në Këshillin e Ministrave projektvendimi, por ka hasur në kundërshtimin e disa ministrive”, - kështu shkruhet në rekomandimin zyrtar të Dobjanit. Sipas këtij të fundit, drejtuesit e ministrive të sipërcituara kanë argumentuar mendimin kundër të tyre me Nenin 39 të Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut”, që sipas tyre bie ndesh me Nenin 23 të Ligjit Nr. 7512, datë 10.08.1992, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, ku përcaktohet se kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet ankandit, shitjes së lirë të aksioneve, dhënies falas të aksioneve personave fizikë vendas, si dhe me çdo mënyrë tjetër të përshtatshme. Gjithashtu, pretendohet se bie në kundërshtim edhe me Nenin 28 të Ligjit Nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” që përcakton se për tokat që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike ndalohen të lidhin kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Në përfundim, në atë përgjigje argumentohet se miratimi i një projektvendimi që rregullon kriteret dhe procedurat e fitimit të së drejtës së parablerjes nga ushtarakët e Forcave të Armatosura, për objektet që së bashku me trojet funksionale dalin të lira nga ristrukturimi i Ushtrisë Shqiptare, nuk është i mundur deri në momentin e mbarimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës.
Rekomandimi i dytë i Dobjanit për t’i dhënë zgjidhje problemit
Institucioni i Avokatit të Popullit insiston në rregullimin e këtij problemi mbasi së pari nuk duhet të lejohet një boshllëk ligjor ose një gjendje e tillë paligjshmërie. Për këtë rast ka dy rrugë: ose të hartohet Vendimi i Këshillit të Ministrave siç është përcaktuar në ligj, ose, në të kundërt, të propozohet shfuqizimi i Nenit 39 i Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004, “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Në këtë mënyrë mund t’i jepet edhe rrugëzgjidhje ligjore problemit të qindra ushtarakëve, të cilët, me anën e autorizimeve të lëshuara nga Ministra e Mbrojtjes, janë strehuar në objektet që kanë mbetur të lira nga ristrukturimi i ushtrisë dhe ata vetë i kanë adaptuar në banesa. Por kjo gjendje nuk është rregulluar ende për shkak se organet e pushtetit vendor nuk i kanë cilësuar këto objekte për strehim.
Çfarë parashikon Neni 39
“..Ushtarakëve aktivë dhe në rezervë u njihet e drejta e parablerjes për objektet së bashku me trojet funksionale, të cilat dalin të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura dhe mbeten pronë e shtetit, sipas nevojave për strehim.
Kriteret e përfitimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave”.
E drejta për sigurim banese që kanë ushtarakët prej statusit
Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist), të pastrehuar ose me sipërfaqe të vogël banimi, i jepet kredi për strehim nga Buxheti i Shtetit.
Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist) kur dalin në rezervë, në lirim ose në pension pleqërie dhe janë të pastrehë ose me sipërfaqe të vogël banimi, trajtohen për strehim si ushtaraku aktiv.
Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist), i cili është trajtuar sipas këtij neni, kur del në rezervë ose në lirim dhe nuk ka shlyer detyrimet përkatëse, vazhdon t'i shlyejë ato si ushtaraku aktiv.
Përjashtohen nga e drejta e përfitimit, sipas këtij neni, ushtarakët që dalin në lirim për shkak se dënohen me burg për krime me vendim gjykate të formës së prerë.
26 Janar 2009