Braçe: “Koha për ti dhënë fund qeverisjes familjare të Berishës”
Deputeti i PS-së: “Shumica e shqiptarëve mendojnë se qeveria “Berisha” ka dështuar. Braçe: “Berisha, e keqja më e madhe e familjeve shqiptare”
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se qeverisja familjare e Berishës ka humbur besimin e shqiptarëve dhe se tashmë po vjen koha për dhënien fund të saj. Braçe komentoi rezultatet e sondazhit të “GALLUP BALKAN MONITOR” për vitin 2008, ku ndër të tjera 70% e shqiptarëve të anketuar kishin deklaruar se vlerësojnë negativisht qeverisjen aktuale të kryeministrit Berisha. Braçe tha se kjo qeverisje e dështuar u ka sjellë shqiptarëve varfëri dhe mjerim, por edhe dëshirën për t’u shkëputur nga Shqipëria. Për këtë, deputeti socialist iu referua rezultatit të sondazhit, ku 31% e shqiptarëve kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria. “Sali familja është e keqja e çdo familjeje dhe e mira e madhe e familjes së tij dhe klientëve të saj”, - tha Braçe.
Rezultatet
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se shumica e shqiptarëve sot mendojnë dhe jetojnë ndryshe nga realiteti i sajuar i shifrave të kryeministrit Sali Berisha. “Qeverisja familjare e Sali Berishës gjykohet se po drejton vendin keq. Gjysma e shqiptarëve mendojnë këtë, 42 % vlerësojnë pozitivisht. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që 71 % e shqiptarëve të gjykojnë kushtet ekonomike të vendit jo të mira. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që standardi i jetesës, cilësia e jetës, për 38 % të shqiptarëve të jetë përkeqësuar. Për 25 % të jetë e njëjtë dhe vetëm për 36 % më e mirë. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që të ardhurat për jetesën të dalin me shumë lehtësi për 6 %, me lehtësi vetëm për 28 %, me vështirësi për 51 % dhe me shumë vështirësi për 15 %. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që 63 % e shqiptarëve ta kenë të vështirë dhe shumë të vështirë për të gjetur punë, 25 % ta shohin njësoj situatën dhe vetëm 5 % ta kenë të lehtë për të gjetur punë. Pikërisht këto janë arsyet pse 31 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi dhe 22 % nuk dinë ç'të thonë”, - vijoi Braçe.
Largimi
Ai tha se rezultatet e këtij sondazhi konfirmojnë denoncimin që i bëjnë shqiptarët qeverisjes së dështuar të Sali Berishës. Braçe tha se Berisha duhet të largohet nga pushteti, pasi i ka sjellë këtij vendi vetëm mjerim dhe varfëri. “Këta janë numrat, ky është zëri i shqiptarëve, që denoncojnë faktin se Sali Berisha po e ndan vendin në një pakicë gjithnjë e më të vogël shumë të pasur, shumë të lumtur me të ardhurat e saj dhe një shumicë gjithnjë e më të madhe të varfër, të pamundur të gjejë punë, të jetojë me të ardhurat që ka dhe vazhdimisht të vjedhur. Ky gjykim realist vjen vetëm në më pak se 160 ditë nga fundi i mandatit shkatërrues për çdo familje shqiptarësh dhe kjo gjendje është arsyeja pse Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i vendit”, - tha Braçe.
Rezultatet e sondazhit nga Gallup
Sadisfaksioni nga jeta,
11 % shumë të kënaqur,
50 % disi të kënaqur
27 % jo të kënaqur
12 % as fare të kënaqur
Sadisfaksioni nga standardi i jetesës:
42 % të kënaqur
56 % të pakanëaqur
A dalin të ardhurat për jetesën:
15 % me vështirësi të mëdha
51 % me vështirësi
28 % me lehtësi
6 % me shumë lehtësi
Zhvillimi i përgjithshëm i vendit:
42 % drejtimi i duhur, i mirë
50 % drejtim i gabuar, i keq
Zhvillimi ekonomik i vendit:
30 % shkon për mirë
44 % i përkeqësuar
23 % i njëjtë
Zhvillimi i standardit të jetesës:
36 % më i mirë
38 % i përkeqësuar
25 % i njëjtë
Kushtet ekonomike të momentit:
20 % të mira
71 % jo të mira
E lehtë apo e vështirë të gjesh punë:
1 % shumë e lehtë
4 % e lehtë
25 % nuk ndryshon, e njëjtë siç ishte
35 % e vështirë
28 % shumë e vështirë
Barrierat që pengojnë për të gjetur punë:
69 % mungesa e arsimit adekuat
65 % pasiguria, mungesa e vendeve të punës, ku mund të gjesh një punë.
64 % mungesa e lidhjeve të mira
Si qeveriset vendi:
4 % ekselent
23 % mirë
27 % jo dhe aq keq
43 % keq
Kërkesa për ryshfet gjatë një viti:
32 % po, u kanë kërkuar të paguajnë
58 % jo
Preferenca për t’u larguar nga vendi:
31 % duan të largohen në një vend tjetër
48 % duan të jetojnë këtu
22 % të pavendosur çfarë të bëjnë
Vlerësimi për qeverinë “Berisha”
70 % e vlerësojnë negativisht
27 % pozitivisht
26 Janar 2009