E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti inspekton HEC-in e Bistricës

Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti inspektoi sot investimet në HEC-in e Bistricës në Sarandë.
" Kisha kureshtje të shihja si kishin përfunduar investimet e reja në këtë HEC. Po ashtu erdha për të falenderuar punonjësit e KESH që po punojnë me orë të gjata për t'i shërbyer zonave turistike në vend", është shprehur Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës për "Ora News".
Ai ka vënë në dukje se në Sarandë në këtë periudhë ka fluks turistësh dhe për këtë shkak, ai ka inspektuar se si i shërbehet këtyre zonave në aspektin e furnizimit me energji.
Prifti tha se këtë vit operatorëve të turismi nuk u ka munguar energjia elektrike për asnjë orë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›