E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqet “kafkëthyesi” Kastriot Islami, lëpin me urdhër të Edvinit, atë që pështyu për kartat e identitetit para disa ditësh

Sot është rishfaqur “kafkëthyesi” Kastriot Islami, i cili pasi u keqpërdor prej Edvinit dhe doli e mallkoi procesin e marrjes së kartave të identitetit, keqpërdoret sërish prej kryetarit të Partisë Socialiste, por kësaj here për të lëpirë atë që pështyu disa ditë më përpara, pra për t’u bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë e të aplikojnë për të marrë kartat e identitetit. “Përsëris (edhe pse nuk e ka thënë asnjëherë), por këtë radhë më me forcë thirrjen që të gjithë votuesit pa pasaportë, pensionistët; personat që marrin asistencë sociale; personat në nevojë dhe familjet e tyre; personat që perfitojnë ndihmën ekonomike; studentët; të rinjtë që votojnë për herë të parë; personat me aftësi të kufizuar; por edhe të gjithë të tjerët që janë në listën e votuesve pa pasaportë, si dhe ata që nuk kanë pasaportë, por nuk ndodhen në listën e Ministrisë së Brendshme, të shkojnë të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e identetit e cila kushton 200 lekë, deklaroi sot Kastriot Islami, “kaleci” i reformave dhe i ç’reformave që shpall Edvini. “U bëj thirrje të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë proces: Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe njësive të Gjendjes Civile në çdo bashki e komunë, Zyrave të postës, Zyrave ku paguhet pensioni, Zyrave të punës, Drejtorive arsimore në rrethe, Kryetarëve të bashkive dhe komunave dhe Rektorëve të Universiteteve, Si dhe kompanisë koncensionare të marrin të gjithjë masat që ky proces të mos pengohet e vonohet dhe të garantojnë që çdo votues të pajiset me kartë identiteti për të pasur mundësi të votojë në 28 Qershor 2009”, theksoi Kastriot Islami. Si gjithmonë njerëzit e Edvinit luajnë kasandrën e theksojnë se do të qurraviten sapo të vënë re se diçka nuk shkon, ndërkohë që ka dashur të konfirmojë zbythjen nga marrëveshja për marrjen e kartës së identitetit, duke deklaruar se ajo ishte një vendim qeverie (normalisht, ekzekutivi e ka përgjegjësinë për një aksion të tillë), dhe se s’kishte konsensusin e PS-së. “Më duhet të sqaroj se vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave i përket tërësisht qeverisë Berisha, tha Islami, ne nuk jemi autorë të tij. Ne mbështesim zbatimin e tij “in ekstremis” por jo filozofinë e këtij vendimi”, tha Kastrio Islami në lëpirjen e radhës të politikës pështymore që po udhëheq Edvini e plevica e tij politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›