E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Herri: “Femrat? Më mirë lojërat elektronike”



Festa, argëtim, por mbi të gjitha shumë lojëra elektronike. Princi Herri ka një problem varësie, por nuk bëhet fjalë për alkool apo duhan, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë. Djali i dytë i princit Karl kalon ditë të tëra në një dhomë të Pallatit Mbretëror, duke iu dedikuar tërësisht lojërave elektronike. Një zakon i padëshirueshëm për të fejuarën e tij, Çelsi Davi, së cilës princi i kushton gjithmonë e më pak vëmendje. Biondja angleze nuk di ç’të bëjë më tepër në mënyrë që sytë e princit Herri të shikojnë vetëm atë. Nipi i madhërisë duket se preferon format trupore të Maggie Q, aktore aziatike, protagoniste e skenave të “Need For Speed Undercover”. Aq shumë është fiksuar pas saj, sa mikja e tij ka filluar të shoqërohet njerëz të rinj për të ngushëlluar veten.
Herri dukej shumë i përkushtuar ndaj femrave, aq sa për vite me radhë frekuentonte klubet e natës me shpresën se do të dëfrehej, por asnjëherë nuk e çoi nëpër mend të tradhtonte të fejuarën. Për të kishte hequr dorë edhe nga impenjimet ushtarake. Tashmë në vend të një darke romantike me Çelsin ai preferon lojërat. Mbase në këtë mënyrë ai po vë në provë durimin e saj...

Heidi Klum, nudo edhe në familje

Supermodelja Heidi Klum është një ndër femrat më të preferuara në botë. Ajo është martuar me këngëtarin Seal dhe është nënë e tre fëmijëve, ka deklaruar se nuk e ka problem të rrijë e zhveshur në ambientin familjar. “Të më shohin pa rroba nuk është diçka e pazakontë”, - është shprehur Klum. “Njerëzit në Gjermani janë tepër të hapur në lidhje ekspozimin e trupit të tyre dhe fëmijët janë mësuar të të shohin nudo ose me të brendshme. Kështu, nëse rastis, për ta nuk është diçka e çuditshme. Edhe ne në shtëpi, kur ndërrohemi, nuk mbyllemi diku, por aty ju jemi. Supermodelja Heidi Klum jeton pa komplekse të kota, pa i ka ardhur turp për trupin që ka...

Tina Tërner nuk është e sëmurë

Këngëtarja Tina Tërner ka mohuar thashethemet se ajo është e sëmurë dhe se po vazhdon turneun përkundër dëshirës së mjekëve.
Tabloidët kanë spekuluar se këngëtarja është shtuar në spital gjatë fundjavës që shkoi, por përfaqësuesit e saj kanë thënë se gjithçka është në rregull me 69-vjeçaren. “Nuk është e vërtetë. Ajo është ftohur pak, por nuk ka qenë në spital”,- ka thënë një zëdhënës i saj. Tërner është kthyer “nga sëmundja” të hënën dhe është paraqitur në një koncert në Madison Square Garden të Nju Jorkut, ku vallëzoi bashkë me fansin e saj, aktorin Tom Kruiz.

Nikol: “Lidhja në largësi është e vështirë”

Liderja e grupit “Pussycat Dolls”, Nikol Shenziger, është shprehur se lidhja e saj me Levis Hamilton bazohet në biseda telefonike dhe vizita të improvizuara, pasi të dy janë shumë të zënë me karrierat e tyre për të pasur një lidhje normale. Këngëtarja seksi është lidhur me kampionin e Formula 1 që nga viti i kaluar, mirëpo ato janë vazhdimisht larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale. “Është shumë vështirë. Ne jemi gjithmonë në një vend tjetër, jetojmë në vende të ndryshme! Megjithatë, jemi të lumtur për atë që kemi. Kemi dëshirë që kjo lidhje të ketë sukses dhe kjo ka shumë rëndësi në një lidhje”,- ka thënë Nikol.

Kein Uest do të fokusohet në modë

Reperi i njohur, Kein Uest, do ta lërë karrierën muzikore mënjanë, me qëllim që të vazhdojë me industrinë e modës. Ylli i hitit “Stronger” është duke menduar ta zgjerojë veprimtarinë dhe të provojë njohuritë e tij edhe në fushën e stilizimit dhe dizajnit të veshjeve, duke i ofruar shërbimet e tij për shtëpitë e modës, sipas gjasave Louis Vuitton ose Raf Simons. Megjithëse Kein, 31-vjeçar, ende nuk e ka konfirmuar lajmin, ylli ka përmendur më herët synimin e tij për të gjurmuar një rrugë më të fokusuar në botën e modës. “Dua dhe kjo do të bëhet realitet. Nuk do jem vetëm një disenjator i shtëpive të modës”,- ka thënë më herët reperi.

5 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›