Prindërit
Prindi i djalit pyet prindin e vajzës:
-Djali im kërkon dorën e vajzës tënde, si thua a bëhet?
Prindi i vajzës ia kthen me ironi:
-Pse, djali yt nuk paska dorë?!
-Ka si nuk ka, por i është lodhur...
Milingonat
Një elefant i prishte gjithmonë folenë milingonave, kështu që milingonat i shpallën luftë elefantit. Kur do të kalonte poshtë një peme elefanti, të gjithë milingonat do t’i hidheshin në qafë e ta kafshonin. Elefanti kalon poshtë pemës dhe sipas planit milingonat i hidhen sipër. Elefanti me një të tundur të kokës i hodhi të gjitha milingonat përtokë. Më e vogla e të gjithave ngeli në qafën e elefantit dhe shoqet që nisën të bëjnë tifozllëk: Mbyte! Mbyte! Mbyte!!!
3 Prill 2008