Prioritetet, çfarë do të bëhet
Parandalimi parësor (faktorët e riskut - ushqyerje e gabuar, duhan, sedentarizmi, agjente infektive (Hep.B, papiloma), rrezatimet, mjedisi, ekspozimet në punë, alkooli etj.
Kapja e hershme, depistimi (integruar me shërbimet e kujdesit parësor).
Ulje e stadit të diagnozës që të rritet mbijetesa (qafa e mitrës, gjiri, koloni, goja, prostata).
Vazhdim fushatash për parandalimin e pirjes së duhanit, kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës.
Trajtimi spitalor dhe kujdesi paliativ, edhe nëpërmjet mbështetjes me projekte me financim të përbashkët ndërmjet qeverisë dhe donatorëve.
Integrimi me shërbimet e kujdesit parësor, kapje e hershme, referimi si dhe ulja e stadit të diagnozës.
Ngritja e programeve kosto-efektive, të integruara në shërbimin shëndetësor parësor. Ngritja e kapaciteteve për diagnozën, trajtimin dhe kujdesin edhe në nivel rajonal.
Prioritet në politika dhe në legjislacion shëndetësor dhe financime më të mëdha për kontrollin e kancerit.