E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuksani: Rriten 80% aplikimet për subvecione i fermerëve

Aplikimi i fermerëve për subvecion në tre muajt e parë të 2011-ës është rritur me 80%. Drejtori i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani u shpreh se nga shteti janë mbështetur edhe industritë agropërpunuese, në mënyrë që të mos dëmtohen produktet e fermerëve, por të jenë gjithnjë të gatshme për të dalë në tregun vendas dhe atë të huaj. Ndërsa gjatë vitit 2010 kanë përfituar rreth 8 500 fermerë nga subvencionet e shtetit për mbjelljen e drurëve frutorë, për zhvillimin e teknologjive të ujitjes, për prodhimet në sera, prodhimin e qumështit, mjaltit, vajit të ullirit etj. Drejtori Vuksani tha se, shumica e subvencioneve janë shpërndarë në Qarqet e Beratit, Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit. Subvencionet për fermerët variojnë nga 350 mijë lekë për çdo ha tokë të mbjellë me dru frutorë dhe arrorë,200 mijë lekë blerje plasmasi për çdo ha të mbjelljes me serë, 70 mijë lekë për prodhimin e produkteve bio në fermë, 100 lekë/litër vaji ulliri nëse prodhon më shumë se 15 ton në vit dhe 600 lekë për koshere bletë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›